Pasi paralajmëroi pak ditë më parë se hapësirat publike pranë Universitetit të Shkodrës, do të pastrohen dhe do t’i kthehen studentëve, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, ka ndarë pamjet nga aksioni.

Në një postim në Facebook, Beci shkruan se Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, është godina e parë që çlirohet për qytetarët dhe studentët

Ndërsa shkruan më tej se ky model do të ndiqet në të gjitha godinat e tjera të Universitetit të Shkodrës.

“Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, është godina e parë që çlirohet nga rrethimet dhe barrierat për qytetarët dhe studentët.

Ky model do të vijojë në të gjitha godinat e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi””, shkruan Beci në Facebook.