Vetëm para dy diësh moderatorja dhe aktorja shqiptare u arratis në Spanjë për të festuar 30-vjetorin e lindjes së saj. Këtë rradhë Rudina Dembacaj e festoi mes shoqeve, pa praninë e familjes. Përveç trëndafilave që mori nga bashkëshorti i saj, Aleksi dhe festës së veçantë që kaloi në clubet e Spanjës, Rudina paska marrë dhe një dhuratë speciale nga Kryeministri Edi Rama. Vetë moderatorja e ka ndarë këtë dhuratë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale. "Faleminderit", shkruan ajo krahas fotos ku shijet një shishe vere më nënshkrimin e Ramës. Aktorja ka etiketuar edhe vetë Kryeministrin. 

(Fotot e postuar nga vetë Rudina)