'Faleminderit Rama', blogerja angleze vaksinohet me Sinovac në Shqipëri: Më në fund do takoj nënën time

'Faleminderit Rama', blogerja angleze vaksinohet me Sinovac në Shqipëri: Më në fund do takoj nënën time

Alice Taylor është një gazetare britanike që jeton prej disa vitesh në Shqipëri. E njohur si “mamabalkanista”, Alice është e njohur edhe si blogere ndërsa jeton e punon në Shqipëri dhe bwn shkrime për të promovuar turizmin në Shqipëri.

Para dy vitesh emri i saj u bë kryetemë e medieve shqiptare, pas publikimit të një statusi në rrjetet sociale prej saj, ku shkruante se qeveria i kishte mohuar lejen e qëndrimit në vendin tonë. Ajo akuzonte asokohe se vendimi ishte i qëllimshëm, për shkak të qëndrimeve kritike të saj ndaj qeverisë. Teksa emri i saj është lakuar për qëndrim opozitar ndaj qeverisë në pushtet, ditën e djeshme Alice ka bërë të ditur një lajm të rëndësishëm. Përmes një fotoje në profilin e saj në “Instagram” Alice tregon se është vaksinuar kundër Covid-19, ndërsa thekson se nuk priste që kjo të ndodhte kaq shpejt. E pyetur se cilën vaksinë ka injektuar ajo tregon se ka marrë vaksinën kineze “Sinovac” dhe se tani më në fund pas 18 muajsh mund të takojë nënën e saj.

Mes komenteve, bie në sy njëri prej tyre ku shkruan se duhet të falenderojë kryeministrin Rama dhe gazetarja i përgjigjet se “Po, kjo është diçka për të cilën i jam falënderuese atij”.

Kujtojmë se prej dy javësh ka nisur vaksinimi masiv me vaksinën kineze”Sinovac” dhe ndërsa ka shumë skeptikë ngurrojnë të vaksinohen, numri i atyre që janë vaksinuar kundër Covid-19 është më i lartë. Njëra prej tyre është gazetarja britanike Alice Taylor./Lexo

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)