Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, falënderoi Shqipërinë për mbështetjen ndaj Izraelit dhe qëndrimin e saj kundër terrorizmit, antisemitizmit dhe Iranit.
“Numri i vizitorëve izraelitë është rritur në 100mijë, me shumë shpejtësi dhe në mënyrë të jashtëzakonshme, sepse izraelitët ndihen të siogurtë dhe të mirëpritur në Shqipëri. Potenciali për rritje është edhe më domethënës dhe bazuar në atë që kem iparë, kur vjen turizmi investimet ndjekin. Duam ta ruajmë këtë moment për të ndërtuar bashkëpunim në energjitikë, ujë, mbrojtje dhe inovacioni. Falënderojmë Shqipërinë që qëndron kundër terrorizmit, antisemitizmit, për zërin e saj të qartë në organizatat ndërkombëtare dhe për qëndrimin e palëkundur kundër Iranit. Ne ndajmë një vizion për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin. Miqësia jonë është farkëtuar në histori, sot po ndërtojmë të ardhmen e saj”, tha Sa’ar.
Lajmi kryesor:
Ministri i Jashtëm izraelit në Tiranë, takime me Hoxhën e Peleshin: Shqipëria një mike e vërtetë e Izraelit! Axhenda vijon me kryeministrin Rama, Gideon Sa'ar: Ka një busull morale të palëkundur!




