Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar sërish për protestën e dhunshme të PD.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu ka ndarë pamje, ku besimtarët falen tek Xhamia e Namazgjasë, ndërsa militantët e PD hedhin molotov.
Sipas Koçiut, teksa dëgjoheshin lutjet e besimtarëve, ulërijnë britmat për shkatërrim.
“Sot kryeqyteti u nda në dy realitete që nuk kanë asgjë të përbashkët. Nga njëra anë, përulësia e besimtarëve që kërkojnë paqe; nga ana tjetër, banda e çadrave dhe e molotovit që me maska në fytyrë nxisin dhunë. Ndërkohë që dëgjohet lutja, ulërijnë britmat për shkatërrim.
Është një kontrast që të lë pa fjalë: Lutja përballë mallkimit. Qytetaria përballë vandalizmit. Përballë kësaj marrëzie që djeg qytetin për hallin e karriges së një njeriu, duke u kërkuar ndjesë besimtarëve që ishin aty në ritualin e lutjeve e u përballën me situatën e gazit lotsjellës, mbetet të themi vetëm një fjali: Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë!”, shkruan Koçiu.
Lajmi kryesor:
Militantët e PD hodhën molotovë, Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë! Koçiu: S'është opozitarizëm, por sabotim kombëtar










