Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar përmes rrjeteve sociale pasi militantët e Sali Berishës hodhën molotovë, fishekzjarre dhe gurë drejt efektivëve të policisë që kishin krijuar një kordon sigurie përballe Kryeministrisë.
Koçiu shkruan se "dhuna është shfaqje e dëshpërimit nga ata që në vend të alternativës krijojnë skena që rrezikojnë jetën e qytetarëve, policëve e gazetarëve".
"Dënojmë çdo inkurajim aktesh dhune nga drejtues të opozitës.
U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që t’u bëjnë apel simpatizantëve që të shmangin aktet e dhunës dhe të mbajnë të miturit larg çdo akti që do të rrezikonte jetën e tyre dhe qytetarëve.
Dhuna nuk është zgjidhje!
Dhuna është shfaqje e dëshpërimit nga ata që në vend të alternativës krijojnë skena që rrezikojnë jetën e qytetarëve, policëve e gazetarëve.
Ata të rinj e të mitur që përfshihen në akte dhune nuk janë as heronj e as trima, por janë të keqpërdorurit e atyre që në mënyrë patologjike vijojnë të mbështeten te dhuna, pa mundur të ndërtojnë alternativë tjetër veç shkatërrimit",- shkroi ministrja.
Po ashtu, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, thotë se Sali Berisha është i mbaruar jo vetëm politikisht, por dhe mendërisht e fizikisht.
“Vetëm një i mbaruar politikisht, mendërisht dhe fizikisht si bufi i shqupit mund të godasë flamurin kombëtar, flamurin e BE, policinë e shtetit dhe institucionet e vendit. Turpi nuk është i këtij matufi, por i atyre pak që kanë mbetur dhe i shkojnë mbrapa”, shkruan Balla.
Lajmi në përditësim...

Taulant Balla
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla thotë se Sali Berisha është i mbaruar jo vetëm politikisht, por dhe mendërisht e fizikisht.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla tha se në protestën e dhunshme të PD, u cënuan institucionet dhe simbolet e shtetit.
“Vetëm një i mbaruar politikisht, mendërisht dhe fizikisht si bufi i shqupit mund të godasë flamurin kombëtar, flamurin e BE, policinë e shtetit dhe institucionet e vendit. Turpi nuk është i këtij matufi, por i atyre pak që kanë mbetur dhe i shkojnë mbrapa”, shkruan Balla.

Ministri Toni Gogu
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu ka reaguar për protestën e dhunshme të PD.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gogu u shpreh se ata që pretendojnë të jenë zëri i qytetarëve, në fakt nuk përfaqësojnë aspiratat reale të tyre.
Gogu shtoi se qytetarët shqiptarë nuk duan zjarr e flakë, por kërkojnë stabilitet, punë të përditshme dhe zgjidhje konkrete për problemet.
“Këta pretendojnë të jenë zëri i qytetarëve a thua se qytetarët duan zjarr e flakë! Por ndaj dalin në zgjedhje ashtu siç dalin. Qytetarët duan Shqipërinë europiane që vështirësitë dhe problemet që ka i zgjidh me punë të përditshme! Dhe Shqipëria nuk ndalet!”, shkruan Gogu.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, reagoi pas protestës së opozitës, ku u hodhën molotovë në drejtim të godinës së Kryeministrisë.
Duke postuar video të ‘grupi i zjarrit’ të rekrutuar nga Partia Demokratike që ecin të mbuluar me çadra edhe pse nuk bie shi, Balla ironizoi organizatorët e tubimit dhe aktet e dhunës, duke i cilësuar ata një “grup kriminal”.
“Ja sheshi, ja mejdani ja dhe grupi kriminal që mbulohet me çadra (edhe pse nuk bie shi) gati për molotovët e një plaku të rrjedhur”, shkroi ai.







