Falja e kamatëvonesave, Basha: E
bënë për vota,e kërkuam para 2 vitesh

Falja e kamatëvonesave, Basha: E<br />bënë për vota,e kërkuam para 2 vitesh
Vendimi për faljen e kamatëvonesave nga qeveria Rama, për kreun e PD, Lulzim Bashën ka ardhur si pasojë e afrimit të datës së zgjedhjeve.

Sipas tij Ramës i duhen votat e shqiptarëve në zgjedhjet e 18 qershorit të vitit të ardhshëm prandaj ka zgjedhur që t’u hedhë ndonjë qokë të vogël atyre. 

"Shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës faktit se po afrojnë zgjedhjet dhe tani që Edi Rama ka nevojë për votat e njerezve do përpiqet t’u hedhë edhe atyre ndonjë qoke të vogël, pasi tre vjet në pushtet ka menduar vetëm për pasuritë e tij dhe klientëve të tij duke grabitur paratë e qytetarëve" ka deklaruar Basha. 

Basha e pranon se vendimi i kreut të qeverisë  është i drejtë, por ai shprehet se ka ardhur në një kohë të vonë pasi shumë persona kanë vrarë vetën ose kanë vdekur nga i ftohti pasi nuk paguanin dot energjinë elektrike.

“Fatkeqësisht, falja vjen tepër vonë për Qamil Zelën që u vetvra si pasojë e burgosjes së padrejtë për dritat e papaguara, për Arif Dodën dhe Llazar Nasin që u vetëvranë nga depresioni pasi OSHEE i shkëputi dritat, për 35 vjeçare Resmie Alla që vdiq duke rilidhur energjinë për vogëlushet e saj azmatikë, për Barbulla Pepen që vdiq nga i ftohti pasi OSHEE i shkëputi për 2 muaj energjinë ne mes te acarit dhe për mijëra të tjerë që kaluan drama dhe tronditje psikologjike nga dhuna shtetërore ndaj tyre për më shumë se tre vjet”, është shprehur kryedemokrati Basha. 

Nuk kanë munguar as akuzat e Bashës kundrejt Ramës. Ai e ka quajtur kryeministrin një gënjeshtar. Sipas tij, Rama më herët ka deklaruar se 98% e pensionistëve dhe 93% e personave me aftësi të kufizuar e paguanin rregullisht energjinë elektrike ndërsa sot ai deklaroi të kundërtën.

"Falja e detyroi Kryeministrin që të nxjerrë veten gënjeshtar: në nëntor 2014 ai pati deklaruar se 98% e pensionistëve dhe 93% e personave me aftësi të kufizuar e paguanin rregullisht energjinë elektrike. Sot ai u detyrua te pranoje se janë të paktën 67 mijë familje pensionistësh që nuk përballojnë dot pagesat në kohë, të energjisë dhe janë gjobitur me kamatëvonesa.Megjithatë më mirë vonë se kurrë", mbyll deklaratën e tij Basha

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, Policia: Ka ngadalësim të lëvizjes së mjeteve! Shtim të patrullave për menaxhimin e situatës

Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, Policia: Ka ngadalësim të lëvizjes së mjeteve! Shtim të patrullave për menaxhimin e situatës