Kundrejt shumave të parave falsifikonin dhe ndryshonin gjobat brenda sistemit të Policisë Rrugore, arrestohet një polic dhe një tjetër procedohet në gjendje të lirë. Burime bëjnë me dije se në pranga ka rënë efektivi Arion Bardhi, specialist pranë Policisë Rrugore, dhe në gjendje të lirë u procedua efektivja M. H..
Të dy akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim kompjuterik. Në hetimet e AMP dhe Prokurorisë së Tiranës për disa jave, rezultoi se dy kolegët kundrejt ryshfetit nga qytetarë të ndryshëm falsifikonin dhe ndryshonin gjobat brenda sistemit të policisë.
Pasja akses në këto sisteme nga Bardhi dhe H., u siguronte paratë si rryshfet që gjobat e papaguara ti kthenin në të paguara. I arrestuar është edhe sekseri i dy policëve, Erion Brako, i cili kryente punën e marrjes së parave nga qytetarët me qëllim fshirjen e gjobave nga sistemi. AMP dhe Prokuroria e Tiranës vijojnë hetimet për të zbuluar persona të tjerë të rrjetit.
Po po bazhso i ju me policat kur e dini mire qe ne krye te rrugores keni nje ish xhepist dogane.
PërgjigjuTe shohim nese ky rast /falsifikimi kompjuterik/ kundrejt rryshfetit do te jete vetem nje rast i izoluar,apo do te kemi dhe raste te tjera ne te ardhmen,ne sfera te tjera ku kompjuteri po zevendeson sportelet,apo ku po aplikohet dixhitalizimi i te dhenave.E them kete se shteti e mburri si metode shume efikase kunder vonesave e korrupsionit,por duket qe asgje nuk eshte imun nga kjo e keqe.
Përgjigju