Falsifikonin dokumentet dhe kryenin martesa false për të futur shqiptarët në BE! 5 të arrestuar në Durrës, 8 në kërkim, përfitonin 1000-2500€ për person (Emrat)

5 persona janë arrestuar dhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe martesa fiktive (false) për dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit. Arrestimi i tyre u bë gjatë operacionit të koduar 'Danubi', pas një hetimi 3 mujor nga prokuroria e Durrësit. 

Në pranga ranë Mirdash Xhani, 58 vjeç, Iljaz Berisha, 58 vjeç, Igli Gripshi, 64 vjeç, Arben Ndreka, 49 vjeç, banues në Durrës dhe Elton Baroka, 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh. Arben Ndreka akuzohet për “Kalim te paligjshme te kufirit”, ndërsa 4 të arrestuarit e tjerë akuzohen 'Për falsifikim të dokumenteve'.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 8 shtetas të tjerë, Tomorr Përci, Vullnet Hoxhaj, Blerim Meta, Rifat Murra, Sokol Plaku, Arben Aga o i njohur si “Lulja”, Argon Plaku dhe Florian Sejdinaj, për të cilët po bashkëpunohet dhe me homologët jashtë vendit për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e tyre. Në lidhje me të shpallur në kërkim nuk jepen detaje të tjera për çështje hetimi.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Grupi nëpërmjet lidhjeve në polici dhe falsifikimit të dokumenteve arrinte të hiqte espuls (apelas) që njerëz të ndryshëm kishin marrë jashtë shtetit. Gjithashtu grupi siguronte martesa fiktive (false) për të ndryshuar mbiemrat dhe përshtaste fotot me kompjuter për të treguar origjinalitetin me personat që mbanin dokumentin në mënyrë që të siguronin kalimin e lirshëm të tyre drejt vendeve të BE. I gjithë ky proces bëhej me qëllim përfitimin, ku grupi merrte nga 1000 deri në 2500 euro për çdo person që ndihmonin për kalimin e paligjshëm të kufirit të natyre që u ndalohej hyrja për në BE.

Shqiptarët kalonin nga pikat kufitare dhe jo kufiri i gjelbër duke sjellë dyshimet që grupi mund të kishte bashkëpunëtor edhe në pikat kufitare nga ku kalonin personat me dokumente të falsifikuara drejt BE.

Prokuroria vijon hetimet për të zbuluar nëse këta persona ndihmoheshin nga kontrollorët e kufirit në pikat doganore. Grupi hetimor vijon hetimet për të përcaktuar rolin e gjithsecilit të pjesëtarëve të grupit të përfshirë në kalim të paligjshëm të kufirit.

Ata akuzohen për "falsifikim të pasaportave dhe dokumenteve" dhe "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit".

Gjatë operacionit 'Danubi' në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 3 automjete që përdoreshin për transportin e personave, 4 pasaporta biometrike dhe një sasi e konsiderueshme në euro dhe lekë.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty