Falsifikonin euro, tre në pranga
sekuestrohen kartmonedha 500€

Falsifikonin euro, tre në pranga<br />sekuestrohen kartmonedha 500€
Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore, kanë arrestuar sot në flagrancë tre shtetas të cilët dyshohen se për rreth dy muaj bënin pagesa me kartmonedha të prerjeve 50 euro të dyshuara të fallsifikuara.
 
Të arrestuarit janë  Kliton Nanushi, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni , Juljan Mehmeti, 27 vjeç, banues në Përmet si edhe Kleart Kalemi, 19 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për vjedhje.

Në mometin e arrestimit të arrestuarve, u janë gjetur me vete 500 Euro, të dyshura të fallsifikuara.
                           
Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar:

[gallery]22588[/gallery]
 
- Një armë e ftohtë thikë me palosje me mbishkrimet Stainless
- Tre aparate telefonike të markave të ndryshme
- 10 kartmonedha me prerje 50 Euro
- 3 kartmonedha me prerje 5000 Lekë
- 2 kartmonedha me prerje 1000 Lekë
- 2 karta sim
 
Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Fallsifikim i monedhave", kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja pa leje e armëve të ftohta”
 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Euro"
 
Sekuestrohen 500 € të dyshuara të fallsifikuara
 
Në pranga tre shtetas
 
Më datë 06.06.2017, Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin për Krimin Ekonomik dhe Financiar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “EURO”, në kuadër të të cilit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
 
- Kliton Nanushi, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni
 
- Juljan Mehmeti, 27 vjeç, banues në Përmet.
 
- Kleart Kalemi, 19 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për vjedhje.
 
Këta shtetas dyshohen se përreth dy muaj, në dyqane të ndryshme, pika karburanti dhe lokale në Qytetin e Tiranës dhe të Durrësit, bënin pagesa me kartmonedha të prerjeve 50 euro të dyshuara të fallsifikuara.
 
Në mometin e arrestimit këtyre shtetasve, u janë gjetur me vete 500 Euro, të dyshura të fallsifikuara.
 
Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar:
 
- Një armë e ftohtë thikë me palosje me mbishkrimet Stainless
- Tre aparate telefonike të markave të ndryshme
- 10 kartmonedha me prerje 50 Euro
- 3 kartmonedha me prerje 5000 Lekë
- 2 kartmonedha me prerje 1000 Lekë
- 2 karta sim
 
Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Fallsifikim i monedhave", kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga Nenet 183-25 dhe 279 të Kodit Penal..

Redaksi Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit