Zbulohet skema e mashtrimit e falsifikimit te patentave, 2 të arrestuar në Tiranë, një në hetim dhe një vajzë në kërkim

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Formulari”, duke arrestuar dy shtetas, proceduar penalisht një tjetër dhe shpallur në kërkim një 26-vjeçare.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se Igli Katroshi, 51 vjeç dhe Albion Goxhaj, 32 vjeç, të dy banues në Tiranë janë vënë në pranga, ndërkohë që është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi D.F, 40 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasja O. D., 26 vjeçe.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar fiktivisht formularët që plotësohen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit. Albion Goxhaj, Igli Katroshi dhe 40 vjeçari D.F. dhe 26 vjeçarja O. D.,  kishin krijuar një skemë për mashtrimin e qytetarëve për formularët që duhen për marrjen dhe rinovimin e patentave. Burimet bëjnë me dije se personat e arrestuar ishin ndërlidhës mes drejtuesve të mjeteve dhe disa personave të tjerë që ofronin formularët e falsifikuar, kryesisht për raportet mjeko-ligjore që duhen si dokumentacion për marrjen e patentave.

Qytetarët që binin pre e kësaj skeme nuk kishin idenë se dokumentet ishin të falsifikuara. Përmes kësaj skeme, personat e përfshirë premtonin sigurimin e dokumenteve, të cilat i falsifikonin në shumë pak kohë, duke shmangur radhët për marrjen e tyre pranë institucioneve që e kanë përgjegjësi për dhënien e tyre. Në këtë mënyrë ata u premtonin qytetarëve, kundrejt një pagese, sigurimin e formularëve. Burimet bëjnë me dije se ka dyshime të përfshirjes edhe të punonjësve të Drejtorisë së Transporteve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar formularë të falsifikuar, kuponë jo tatimor të prerë fiktivisht, mandate arkëtimi të falsifikuar dhe aparate celularë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale