‘Klinika 24’/ Kirurgu Hakan Satiroglu: Metoda të reja trajtimi për problemet e infertilitetit! Misioni im, të ndihmoj njerëzit

I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte Prof. Dr. Hakan Satiroglu, kirurg Obstetër-Gjinekolog, specialist i Infertilitetit, një pikë mjaft e rëndësishme e Departamentit Obstetrik-Gjinekologjik të spitalit Hygeia në Tiranë.

“Në Shqipëri kam 10 vite, që nga vitit 2015 dhe jetoj me bashkëshorten këtu, edhe ajo mjeke, kam dy djem”, tregon ai në fillim të bisedës.

Që kur ishte i vogël ai pati një mentor që e shtyu drejtë mjekësisë, ndërsa më pas vendosi të ndiqte studimet për mjekësi.

“Filozofia ime ka qenë të ndihmoj njerëzit dhe të përmirësoj jetën e tyre. Numërohen shumë raste të suksesshme të fekondimit In Vitro, për të ndihmuar çiftet që të kenë fëmijë”, u shpreh ai.

Ai shtoi se trupi i femrës është një mrekulli dhe duke u fokusuar në studimet shkencore dhe punën e kësaj disipline, shumë çifte mund të bëhen me fëmijë, kur kjo nuk bëhen në mënyrë natyrale. 

Doktor Satiroglu mban mend shumë raste dhe në Shqipëri, si rasti i një gruaje nga Berati, që u bë me fëmijë falë ndihmës së tij. Doktori rrëfeu se është i lidhur shpirtërisht me shumë çifte që sot kanë fëmijë falë tij. 

Për sa i përket sëmundjes së Endometriozës dhe problemeve që ajo shkakton tek vajzat dhe gratë, duke i ndikuar jo vetëm në cilësinë e jetës, por edhe në problemet me fertilitetin, doktori përmendi një mënyrë të re trajtimi bashkëkohore, e cila u mundëson këtyre grave një shtatëzani.

Doktori tha se kushtet e ambientit, stili i jetës, duhanpirja, ushqimet me hormone dhe mungesa e aktiviteti fizik mund të krijojnë infertilitet, ndaj duhet pasur kujdes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:18
Trajnerja e shëndetit holistik për Report Tv, Angjeli: Efektet negative të stresit dhe kortizolit të rritur, ja se si të kujdeseni

 

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishe edhe Adja Angjeli, trajnere e shëndetit holistik.

“Mirëqenia holistike është ajo që përkufizohet si shëndeti i plotë, pasi përfshin jo vetëm fizikun, por edhe shpirtin. Sot hormonet janë qendra e diskutimit në bota dhe mund të jenë motivi i shumë shqetësimeve të njeriut”, shprehet ajo.

Më tej ajo shpjegon se:

“Kortizoli ka lindur bashkë me njeriun, në sensin që është një hormon i domosdoshëm që synon ta ruaj njeriun, pra kur ne jemi përball një rreziku të caktuar”.

Angjeli shton se duhet ulur niveli i stresit që trupi të qetësohet. Është shumë e rëndësishme që të flemë gjumë mirë dhe gjumi më i mirë është në orën 10:00 deri në 2 në natës.

“Pas moshës 30 deri në menopauzë, për femrat është periudha më tipike ku shfaqen problemet hormonale”, shtoi trajnerja holistike. 

Ajo rekomandoi se femrat duhet të kujdesen për veten përtej pamjes së tyre. Stili i jetesës ndikon shumë pjesën hormonale tek të dy gjininë, ajrin, kozmetikën, parfumet të gjitha ndikojnë në pjesën hormonale.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

'Vlerë kishte rezultati', Kristjan Asllani: Shehu më ngjan në fushë, shumë teknik

'Vlerë kishte rezultati', Kristjan Asllani: Shehu më ngjan në fushë, shumë teknik