VLORË-Procedohet administratori i një firme dhe dy shoferë transportues, pasi akuzohen për fshehje e të ardhurave dhe falsifikim të dokumenteve, ndërsa janë sekuestruar dy automjete tip kamion.
Të proceduarit janë; Ergest Duçellari 38 vjeç, administrator i firmës, Gezim Isufaj 58 vjeç shofer i firmës dhe Kristaq Prendi 62 vjeç po ashtu shofer transportues i firmës nga Lushnja.
Ata janë proceduar, pasi në hyrje të fshatit Selenicë gjatë kontrollit është konstatuar se po transportonin lëndë ranore jo në masën e përcaktuar në faturat tatimore përkatëse.
Shoferët po transportonin lëndë ranore bitiuminoze me dy automjete tip kamion, të cilat gjatë kontrollit të faturave shoqëruese tatimore kanë rezultuar të falsifikuara pasi nga peshimi i automjeteve ka rezultuar se kishte një diferencë prej 10 dhe 17 ton.
Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ''Fshehja e të ardhurave dhe Falsifikimi i dokumentave'', parashikuar nga neni 180 dhe 186 të Kodit Penal.

dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com