Itali/ Falsifikonin kartat e kreditit të klientëve të hotelit, sekuestrohen pasuritë 1 mln euro të familjes shqiptare

Itali/ Falsifikonin kartat e kreditit të klientëve të hotelit, sekuestrohen pasuritë 1 mln euro të familjes shqiptare

Foto e sekuestrimit të kartave bankare të familjes shqiptare

Një familje shqiptare është në hetim nga Guardia Di Financa pasi akuzohen se përmes kartave të klonuara të kreditit nga klientët kanë arritur të fitonin pasuri të paluajtshme me vlerë një milion euro, konkretisht apartamente dhe garazhe në Rimini, Ravenna, Cesena dhe Pesara.

Pasuritë e familjes shqiptare që menaxhonte dhe një hotel në Cattolica, në vitin 2021 momentalisht janë të ngrira pas një vendimi për sekuestrimin preventiv që synonte konfiskimin e lëshuar nga gjyqtari hetues i gjykatës së Riminit, ku në total janë kryer 150 transaksione të paautorizuara me vlerë të paktën 150 mijë euro.

Gjatë hetimeve janë marrë ankesa të shumta nga turistë nga pjesë të ndryshme të Italisë. Pas qëndrimit në hotelin Cattolica, këta turistë vunë re tarifa anormale në kartat e tyre të kreditit. Doli se transaksionet kryheshin nëpërmjet një makinerie POS të lidhur me llogarinë rrjedhëse të kompanisë në emër të hotelierëve shqiptarë, raporotn Ansa.

Dhjetorin e kaluar u sekuestruan mbi 145 mijë euro nga tre të dyshuarit: dy prindërit dhe djali i tyre. Megjithatë, sot u sekuestruan tetë prona, duke përfshirë një për përdorim jo-rezidencial në provincën e Forlì dhe apartamente dhe garazhe të tjera, me një vlerë tregtare mbi një milion euro.

Hetimi vijon për zbardhjen e përgjegjësive dhe përfshirjeve të mëtejshme.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin