Maliq Meta, drejtori i Burgut të Reçit në Shkodër, Robert Bundo Shefi i policisë në këtë institucion dhe polici Gëzim Qoshku janë pezulluar nga puna pasi akuzohen se falsifikuan raportin për një konflikt fizik brenda burgut.
Sipas një njoftimi të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve urdhrin për ekzekutimin e vendimit për pezullim e dha Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi nga hetimi vërtetoi se zyrtarët falsifikuan raportet për të lehtësuar të dënuarit autorë të një sherri. Hetimi ka nisur para disa muaj nga SHKB dhe është arritur në konkluzionin se dokumenti ka qenë i falsifikuar.
Më 20 korrik 2021, rreth orës 10:25 në ambientet e ajrimit në IEVP të dënuarit “E.Ç.”, “F.G.” dhe “P.N.”, dhunuan me shkelma dhe grushte bashkëvuajtësin “E.Z.”.
Oficeri i policisë nënkomisari G. Q përpiloi raport shërbimi të ngjarjes për autorët. Mandej, me urdhër të drejtorit dhe Shefit të Policisë, ai hartoi raport të dytë dhe kreu falsifikimin e firmave të efektivëve të policisë “G.Q.” dhe “E.Z.”.
Në raportin e dytë thuhet se thjesht kishte ndodhur një konflikt verbal.
"Puna vazhdoi mbi raportet e falsifikuar në Komisionin Disiplinor, që kishte anëtar drejtorin Meta dhe shefin e policisë Bundo. Më tej, hetimet vërtetuan falsifikimin e kryer në bashkëpunim, u morën deklarimet dhe u administrua i gjithë dokumentacioni i falsifikuar", thuhet në njoftimin e SHKB.

Maliq Meta, drejtori i Burgut të Reçit në Shkodër
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
13%
-
Jo
80.2%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 192
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Doshi i përgjigjet Berishës: Je një hajdut që vetëm shpif, më 12 maj do të kesh humbjen më të turpshme! PD-së i marrim 1 mandat në Kukës
23 Mars, 19:39
-
Aksidentoi të miturin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, vihet nën hetim 28-vjeçari në Shkodër
22 Mars, 14:13
-
Shkodër/ Çelet ekspozita me veprat e fotografëve Dedë Jakova, Gegë Marubi dhe Pjetër Rraboshta në Muzeun ‘Marubi’
21 Mars, 17:35
-
Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet 20-vjeçari në Shkodër (VIDEO)
21 Mars, 09:08
-
Kandidate në listën e mbyllur të PS në Shkodër, neomalsorja bënë kërkesën e veçantë: 2 vajza duhet të më zëvendësojnë në punët e bujtinës
20 Mars, 18:08
-
Aksidenti në Shkodër-Velipojë/ Report TV siguron pamjet e rënda kur 25-vjeçari me motor përplaset me makinën
20 Mars, 15:04
-
Zgjedhjet/ Amuli për Report Tv: Berisha e shiti listën e kandidatëve në Shkodër, Primaret të turpshme, u tall me demokratët! PD-në e përdor për interesa personale
20 Mars, 14:16
-
I akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018, Apeli i GJKKO lë në burg Safet Bajrin! I 'forti' i Shkodrës: Përgjime pa lidhje, atë ditë isha në diskotekë dhe restorant peshku
20 Mars, 12:52
-
Tom Doshi i përgjigjet Berishës: Më 11 maj ndahet burri nga gënjeshtari
19 Mars, 20:16
-
Shkodër/ Xhamia e Plumbit i kthehet besimtarëve në maj, ministri Gonxhja: I rikthejmë vlerat historike dhe arkitekturore
19 Mars, 15:28
-
Rama ndan historinë e emigrantit të kthyer nga Londra në vendlindje: U riktheva në Shkodër për të hapur një Akademi Futbolli të certifikuar nga UEFA
19 Mars, 15:09
-
Ishte në kërkim ndërkombëtar për grabitje, arrestohet në Muriqan 51-vjeçari nga Maqedonia e Veriut
19 Mars, 10:21
Sa lekun e ka marre ky nen dore.... nga 1 mije euro e 2 mije euro per favore ndaj te burgosurve...Plus per kercenime ndaj policeve te burgut per largim nga puna...
PërgjigjuE ngateron me vete mo leourush. Por ti jo qe je lepurush por je dhe karabush dmth i ulet ne karakter.