Pesë persona janë arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare të Morinës, janë shpallur në kërkim tre, si dhe kanë nisur hetimet edhe për 3 persona të tjerë, të akuzuar për falsifikim të testeve COVID si dhe dhënie ndihme për kalimin e paligjshëm të kufirit.
Me një njoftim për mediat, bëhet me dije se në pranga kanë rënë Bajram Gjana, 54 vjeç, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”; Mirela Saraseli, 40 vjeçe,Ilir Korriku, 24 vjeç, Kevin Prifti, 23 vjeç, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”; Blerim Kruja, 36 vjeç, për veprat penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikim i dokumentave”.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim I. D., 40 vjeç, O. Sh, 38 vjeç dhe A. E., 23 vjeç, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” si dhe kanë nisur hetimet për F. D, 40 vjeç, G. S, 16 vjeç dhe I. S, 15 vjeçe, për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”.
Saraseli, Korriku, Prifti dhe personat me inicialet F. D, G. S, I. S, janë kapur në flagrancë në mjetin fugon i cili drejtohej nga Bajram Gjana, në pikën kufitare të Morinës me teste COVID të falsifikuara me qëllim kalimin për në Kosovë dhe më pas me destinacion vendet e BE-së.
Ndërsa Gjana, Kruja dhe personat me inicialet I. D, O. Sh, A. E, dyshohet se kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetasve të lartpërmendur. Gjithashtu, Blerim Kruja ka kryer dhe falsifikimin e analizave të laboratorike të PCR-së, duke i bërë në një pikë interneti.
Hetimet u kryen nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa arrestimet u kryen nga Komisariati i Policisë Nr.1 në bashkëpunim me PKK Morinë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Mungesa e patentës dhe kolaudimit të mjetit zbulon hajdutin e kërkuar, Rrugorja e arreston! (VIDEO)
4 Shkurt, 15:00
-
SPECIALE/ Nga turizmi familjar në atë të aventurës, Fushë Studën dhe Liqeni i ngrirë i Kallabakut, dy destinacionet dimërore
2 Shkurt, 14:49
-
Kukës/ Futi në Shqipëri mallra kontrabantë, arrestohet një person, 2 të tjerë në pranga për trafikim narkotikësh
1 Shkurt, 10:56
-
Aksidentuan dy këmbësorët dhe tapë në timon, AMP arreston 2 efektivët (EMRAT)
31 Janar, 14:42
-
Tiranë/ Mashtronin të huajt me Call-Center për të investuar në bursa fiktive, arrestohet administratori, 13 të tjerë nën hetim (EMRI+VIDEO)
31 Janar, 12:53
-
Peqin/ Mbante kallash dhe municion në banesë, arrestohet 31-vjeçari (VIDEO)
31 Janar, 10:49
-
Kukës/ Reshje shiu intensive gjatë natës dhe rrëshqitje dherash e gurësh! Ja akset më problematike, shoferët këshillohen të kenë kujdes (VIDEO)
30 Janar, 09:38
-
Durrës/ 300 banesa të përmbytura, evakuohen 6 familje, akomodohen te Konvaleshenca! 40 ha tokë nën ujë! FOTOT ME DRON
30 Janar, 08:44
-
Elbasan/ Mashtronin me Call-Center të huajt për investime në bursa fiktive 'Forex', 13 të arrestuar dhe 5 të tjerë nën hetim! Në kërkim administratori (EMRI+FOTOT)
29 Janar, 10:51
-
Bora rrit nivelin në liqenin e Fierzës por prodhimi i energjisë mbetet i njëjtë
28 Janar, 14:04
-
Ishte shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet 23-vjeçari në pikën kufitare të Morinës
28 Janar, 11:11
-
Zona sigurie në aeroporte, Balluku merr lejet e ndërtimit në mbi 2100 km2 territor duke përfshirë Tiranën! Surprizohen institucionet e tjera, AAC superfuqi
28 Janar, 09:34
Bravoooo bravoooo urime! Akoma me teste fallco!? Po Po hajde Albanistan hajde...
Përgjigju