Mediat kineze shtetërore thanë se zjarri filloi të shtunën vonë dhe u shua shpejt. Asnjë viktimë nuk u raportua, pasi zjarrëfikëset shkuan menjëherë në vendnin e ngjarjes.
Shkalla e dëmtimit të kompleksit është e madhe por fatmirësisht nuk ka dëme të relikeve kulturore.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit por autoritetet po vijojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Tibeti, rajoni i largët dhe kryesisht budist, i njohur si "kulmi i botës", qeveriset si një rajon autonom i Kinës.
Raportet thonë se autoritetet kineze shpejt u përpoqën të bllokonin pamjet dhe imazhet e zjarrit që shfaqeshin në mediat sociale.
Pekini mban kontrollin e ngushtë të raporteve të lajmeve nga Tibeti, ku faqet budiste kanë qenë një pikë qendrore për trazirat separatiste në të kaluarën.
Zjarri vjen kur tibetianët festojnë Losar, vitin e tyre tradicional të ri, i cili filloi të premten.
Përfshihet nga flakët faltorja e budizmit tibetian
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com