Stilistja e njohur Victoria Beckham ka udhëtuar drejt Parisit për të mbështetur partnerin e saj David në ndeshjen e rradhës.

Duket se Victoria gjithmonë e gjen kohën për çdo gjë.

beckham

Përveçse një stiliste e suksesshme, 38 vjeçarja është një mama dhe partnere shumë e përkushtuar.

Këtë të fundit e ka treguar më së miri pasi së bashku me vajzën e saj Harper dhe tre djemtë janë fotografuar në stadium, ditën e djeshme, gjatë ndeshjes së David, tani që është i angazhuar në skuadrën “Paris Saint-Germain”.

beckham

I pranishëm ka qenë dhe miku më i mirë i David, Dave Gardiner si dhe prindërit e tij.

beckham

Më në stil se kurrë Victoria u shfaq e veshur në te zeza, duke u dukur mjaft shik dhe elegante.

beckham

Ndërsa familja e tij qëndronte e ulur në stadium duke e ndjekur në çdo lëvizje, David me siguri është ndjerë mëse i plotësuar në fushë për të dhënë maksimumin e tij, madje duke dalë fitues në fund të ndeshjes.

(b.t/shqiptarja.com)