Familja dhe varfëria shtyjnë gratë drejt radikalizmit, OSBE: 50% e ballkanasve të larguar në Siri dhe Irak ishin gra dhe fëmijë

Arsyet ekonomike janë shkaku kryesor që gratë dhe vajzat e Ballkanit Perëndimor ndërmarrin iniciativa të ashpra për tu bërë pjesë e radikalizmit në Siri apo Irak, u tha sot në një konferencë me këtë tematikë në Tiranë.

Për 5 vitet e fundit 1353 burra, gra dhe fëmijë janë larguar nga Ballkani Perëndimor në Siri dhe Irak. Rreth 50% ishin gra.

Të dhënat u prezantuan nga kryetari i prezencës së OSBE, Ambasadori Vincenzo del Monaco në Konferencën Rajonale  “Roli i grave kundër ekstremizmit të dhunshëm në Ballkanin Perëndimor”.

Sipas një studimi të publikuar në janar të këtij viti nga Instituti Shqiptar për Demokraci dhe Ndërmjetësim, 1353 burra, gra dhe fëmijë udhëtuan nga Ballkani Perëndimor drejt Sirisë dhe Irakut gjatë 5 viteve të fundit. Rreth 50% e atyre që janë larguar nga Ballkani Perëndimor për të luftuar për grupet ekstremiste ishin gra. Në Shqipëri ne dimë që të gjitha familjet u larguan nga Shqipëria bashkërisht, gra dhe fëmijë udhëtuan së bashku me bashkëshortët dhe baballarët. 79 burra, 27 gra dhe 38 të mitur ishin pjesë e këtij grupi.

Lejdi Dervishi e cila drejton një qendër kundër ekstremizmit, listoi tre faktorët kryesorë që shtyjnë vajzat dhe gratë drejt radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

" Tre janë faktorët kryesor që kanë motivuar gratë shqiptare të udhëtojnë në Siri dhe Irak përpara viti 2015 të cilat kanë të bëjnë me bashkimin e bashkëshortëve të tyre, pra arsye familjare. Të ndjekur edhe nga faktorë që lidhen me mungesën e mundësive ekomomike dhe sidomos faktorë ideologjik ku aty ku kanë gjetur dhe një nivel të ulët edukimi, kanë bërë punën e vet në një trajtë jo të pëlqyeshme për një realitet siç është shoqëria shqiptare- tha Lejdi Dervishi, Drejtuese e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Në vendin tonë janë kryer tre misione riatdhesimi nga dy kampet fatkeqe të Sirisë, ku në misionin e fundit u shpëtuan 5 gra dhe 14 fëmijë.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës