U denoncua i zhdukur në ‘Pa Gjurmë’, 29-vjeçari u gjet i groposur në një plantacion kanabisi në Spanjë! Nëna mes lotësh: Ende s'e besoj, u verifikua nga ADN

Mediat spanjolle kanë raportuar vrasjen makabër të një 29-vjeçari shqiptar në Barcelonë, shkak i së cilës është bërë sherri për 5 euro, por që i ka marrë jetën të riut. Mësohet se viktima është identifikuar si Artjol Ramaj, i denoncuar nga familjarët në ‘Pa Gjurmë’ si i humbur që prej datës 2 mars të këtij viti.

Kanë qenë vetë familjarët që kanë njoftuar në redaksinë e ‘Pa Gjurmë’ se si u njoftuan nga policia dhe se si u zbulua që bëhet fjalë për Artjolin e tyre. Nëna e 29-vjeçarit, Valentina Ramaj në një lidhje telefonike për ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv, mes lotësh tregoi se si e mësoi lajmin dhe më pas telefonoi në redaksinë e televizionit tonë.

"Dorëzoi burri ADN-në dhe doli që është djali jonë. Asgjë nuk na thonë se çfarë ka ndodhur. Është një spanjoll brenda në burg. Ai Është i përfshirë por nëse ka të tjerë nuk e dimë. Po presim që të na sjellin trupin. Vajti burri para pak ditësh por trupin nuk ia kanë treguar. Mua s’më thonë gjë se unë jam e sëmurë dhe kam qenë në spital. Edhe vetë nuk e besoj që ka ndodhur", tha Valentina e tronditur. 

Por si ndodhi ngjarja?
Arjol Ramaj dhe 52-vjeçari spanjoll punonin në një plantacion marijuhane në Can Fornac,a ndërsa ky i fundit akuzonte të riun se i kishte vjedhur 5 euro. Konflikti mes tyre u përshkallëzua derisa dyshohet se spanjolli e ka goditur me çekiç në kokë Artjolin ndërsa ky I fundit ishte në gjumë, goditje e cila i ka shkaktuar vdekjen. 52-vjeçari ka zhvendosur trupin e pajetë duke e fshehur më pas atë në pyll. Më vonë, më 17 prill, falë nuhatjes së qenit, u gjetën rrobat e viktimës dhe një thikë. Pasi policia konfirmoi se shenjat e gjakut të gjetura në plantacion dhe rrobat e gjetura në pyll i përkisnin viktimës, më 8 maj u arrestua autori i këtij krimi, 52-vjeçari spanjoll.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:34
Ishin pronarë të një ‘shtëpie bari’ por u konfliktuan për 5 euro, si u vra Artjol Ramaj me çekiç në kokë

Familjarët e Artjol Ramajt e kanë denoncuar zhdukjen e tij në ‘Pa Gjurmë’ por si u vra 29-vjeçari shqiptar. Trupi i është gjetur në një zonë pyllëzuar sipas mediave spanjolle. Vrasje e të riut shqiptar mendohet se ka ndodhur për arsye të një konflikti për një borxh qesharak prej 5 eurosh, ndërkohë që vrasësi i tij është partneri në një ‘shtëpi bari’

Policia katalanase ka arrestuar një burrë 52-vjeçar spanjoll, i cili marsin e kaluar, dyshohet se vrau shqiptarin 29-vjeçarin shqiptar në plantacionin e marihuanës, ku dhe ka nisur përleshja që përfundoi me vdekjen e këtij të riu. Autori për vdekjen e shqiptarit deri më tani është 52-vjeçari, pasi i ai e akuzonte të riun se i kishte vjedhur pesë euro. Pas sherrit mes tyre, dyshohet se 52-vjeçari e ka goditur shqiptarin me çekiç në kokë, duke i shkaktuar vdekjen dhe trupin më pas e la në pyll. Trupi i të riut shqiptar u gjet në një zonë të pyllëzuar dhe kishte plagë që tregonin qartë se ai kishte  vdekur me dhunë. Ai kishte lëndime të rënda në kokë .

Siç detajohet nga policia katalanase në një njoftim për shtyp, hetimi nisi si pasojë e një denoncimi për zhdukjen shqiptarit më 4 mars.  Hetuesit u tërhoqën dhe u kthyen në shtëpinë ku i riu i vdekur ishte një ‘kopshtar’ për një plantacion marihuanë. Më 8 prill , partneri i tij , 52-vjeçari me kombësi spanjolle, i cili më parë ishte arrestuar për shkak të trafikut të drogës, iu komunikua sërish arrest si autori i dyshuar i vrasjes së të riut shqiptar.

Më 11 maj, pasi qëndroi dy ditë në komisariatin e Santa Coloma, autori u la në burg. Nuk është krimi i parë i këtij viti që lidhet, në një mënyrë apo tjetër, me kultivimin dhe trafikimin e marijuanës në Katalonja  dhe ku viktimat janë shqiptarë.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë