Familja e Polo Shkrepës, 53 vjeç, nga fshati Rusan i Delvinës, ka denoncuar se ka humbur kontaktet me të që prej ditës së djeshme

Sipas familjarëve, 53-vjeçari është parë për herë të fundit në Delvinë, ku ka pirë një kafe dhe më pas është larguar me fugon në drejtim të Sarandës.

Që nga ai moment, ata nuk kanë mundur të komunikojnë me të, ndërsa telefoni i tij rezulton i padisponueshëm.

Rasti është denoncuar edhe në Polici. Familja u bën apel qytetarëve që mund ta kenë parë Polo Shkrepën ose kanë informacion për vendndodhjen e tij, të ndihmojnë për gjetjen e tij.