Familja e madhe e Beyonce e Jay
Z shpërngulen në shtëpi të re

Familja e madhe e Beyonce e Jay<br />Z shpërngulen në shtëpi të re
Çifti Beyonce dhe Jay Z pak kohë më parë u bënë prindër të dy binjakëve. Familja e tyre u bë më e madhe.

Para se të vinin në jetë e binjakët, ata kishin nisur kërkimet për t’u zhvendosur në një shtëpi të re.

Së fundmi duket se pas shumë kërkimesh e kanë gjetur banesën e tyre të re.

Çifti Beyonce dhe Jay Z do jenë pronarë të një shtëpie në Los Anxhelos në lagjen Bel-Air, e cila kushton 130 milion dollarë.

Edhe pse ata përkohësisht ishin vendosur në një shtëpi pushimi, nuk i ndalën kërkimet për shtëpinë e re pasi donin që shtëpia të ishte shumë e madhe, me hapësirë të mjaftueshme për të pestë anëtarët e familjes, si dhe të ishte afër me shkollën e vajzës së tyre të madhe, Blue Ivy.

Mesa duket shtëpia e LA i ka plotësuar kushtet e tyre dhe shumë shpejt ata do të zhvendosen shtëpinë rreth 30 mijë metra katror e projektuar nga arkitekti Paul McClean.

Ajo përbëhet nga 6 struktura dhe ka më shumë se 10.000 metra katrorë për të jetuar brenda dhe jashtë, pjesa tjetër është gjelbërim, pishina.

Shtëpia ka një dhomë për gazetarët, katër pishina të hapura në natyrë dhe një garazh që mund të mbajë plot 15 makina.

Një pjesë e dhomave është prej xhami për të shijuar pamjen panoramike dhe të papërshkrueshme nga plumbi.

Mund të themi që shtëpia e tyre e re është shtëpi ëndrrash, që jo vetëm plotëson kushtet e tyre, por qarkullon dhe në ëndrrat tona.

[gallery]23294[/gallery]

Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)