TIRANË- Shteti grek dhe ai shqiptar janë angazhuar të marrin në mbrojtje anëtarët e familjes së Juljan Sinanajt. Vrasësi me pagesë, aktualisht ka nënën dhe një motër në Greqi, ndërsa një motër tjetër banon në Shqipëri. Tashmë është konfirmuar se të trija femrat i janë nënshtruar programit të mbrojtjes, pasi përfitojnë nga statusi i Juljanit, si i penduari i drejtësisë.
Dy shtete po sigurohen për të mbrojtur familjen e vrasësit me pagesë, Juljan Sinanajt, pjestar i bandës së tritolit. Ky veprim është vendosur nga drejtësia shqiptare, nisur nga zgjerimi i hetimeve, rrëfimet voluminoze të 31-vjeçarit apo nga transkriptet e bisedave telefonike mes Sinanajt dhe anëtarët e tjerë të bandës që terrorizoi Shqipërinë me minat me telekomandë apo vrasjet me armë zjarri.
Më konkretisht, burime të sigurta pranë grupit hetimor thanë për "A1 Report" se janë kontaktuar homologët në Greqi që të marrin në mbrojtje nënën dhe një motër të Juljanit. Ndërkaq, është vendosur që të mbrohet edhe një tjetër motër e vrasësit me pagesë, e cila ndodhet në Shqipëri. Të paktën këta 3 persona janë të konfirmuar si përfitues nga statusi i familjarëve të një të penduari të drejtësisë.
Sipas ligjit, një komison që përbëhet nga prokurorë, oficerë apo gjyqtarë, cakton vendbanimet e fshehta, ku në disa raste ndryshohen edhe identitetet dhe garanton mbrojte të sigurtë për jetën. Por ndihma që Sinanaj po jep për drejtësinë, mund t’i shërbejë edhe për ulje dënimi, nëse nga faktet e dhëna prej tij, dalin urdhër-arreste të reja.
Momentalisht, mësohet se tashmë procedurat e marrjes në mbrojtje të familjarëve, janë në fazën intensive dhe përfundojnë së shpejti.
Qëkur ishte 14 vjeç, në vitin 1997, pasi vrau 4 hajdutët e shtëpisë së tij, Sinanaj dhe familja emigruan në Greqi. Prindërit e tij, Sinan dhe Zana Sinanaj ishin divorcuar, ndërsa babai u martua sërish. Së fundmi, vrasësi me pagesë u kthye vetëm nga Greqia, ku më pas mbërriti edhe një motër, ndërsa nëna dhe motra tjetër, pasi ndërruan 3 shtëpi në Vlorë, vendosën të qëndronin në shtetin fqinj.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com