SHKODER- Marash Arraj, i cili u arrestua një ditë më parë si i dyshuar për vrasjen e Lazër Arrajt ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje.
Marash Arraj i cili mësohet të jetë djali i xhaxhait të viktimës ka deklaruar se rreth orës 10:00 ka dëgjuar dy krisma ndërkohë bashkë me të atin dhe tëe vëllanë kanë dalë jashtë dhe kanë gjetur kushëririn e tyre të vrarë.
Report Tv mëson se policia ka gjetur në tokë dy gëzhoja automatiku ndërkohë që nga plagët e gjetura në trupin e viktimës duket se ai është qëlluar me dy plumba në pjesën e shpinës.
Ditën e sotme familjarët e Marash Arrajt kanë marrë pjesë edhe në ceremoninë mortore të Lazer Arrajt.
Masa e sigurisë për të pandehurin pritet të jepet ditën e nesërme.
55-vjeçari Lazer Arraj u gjet i vrarë në në fshatin Palaj në zonën e thellë të Shoshit në qarkun e Shkodrës në Malësinë e Dukagjinit ndërsa ishin nipërit e tij që jetojnë në fshat të parët që e panë. Pjetrushi, siç njihej, ka qenë duke u kthyer për në Shkodër, ku edhe banonte.
Nuk njeri ne bot te vrasi vllain e vet mbrapa shpines.. prandaj policia te bej detyren ashtu si duhet mos te nxierri konkluzione ne hava .. policia idjotet..
Përgjigju