Report TV siguron foton e viktimës në Dukagjin/ Mister vrasja e shkodranit, policia blindon fshatin e thellë, asnjë i arrestuar (VIDEO)

REPORT TV ishte mbrëmjen e djeshme në fshatin Palaj në zonën e thellë të Shoshit në qarkun e Shkodrës në Malësinë e Dukagjinit, ku mesditën e së hënës u gjet i pajetë 55-vjeçari Lazer Arraj. Report Tv ka siguruar foton e viktimës.

Fshati është i blinduar me forca të shumta policie duke bërë kontrolle të shumta dhe marrë dëshmitë e banorëve, por nuk ka asnjë të arrestuar apo pistë hetimi konkrete se kush mund t'i ketë marrë jetën Arrajt.

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raporton se 55-vjeçari jetonte në Shkodër dhe se kishte shkuar në fshat për të marr zahiretë e dimrit.

Lazer Arraj u gjet i vrarë në rrugë, ndërsa ishin nipërit e tij që jetojnë në fshat të parët që e panë. Pjetrushi, siç njihej, ka qenë duke u kthyer për në Shkodër, ku edhe banonte.

Viktima Lazër Arraj

Sipas policisë 55-vjeçari Lazer Arraj u vra rreth orës 12:00 të ditës së djeshme. Për të shkuar në zonën e Shoshit, në malësinë e Dukagjinit, duhen të paktën 2 orë nga Shkodra.

Forcat e policisë në fshatin Palaj ku ndodhi vrasja 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU