Familja në Kukës apel për ndihmë: Dua të iki sa më parë nga kjo shtëpi, s'kam asnjë kusht! Më ka mbetur veç të shkoj në përrua e të hidhem

KUKËS- Me mure të çara, lagështi dhe një çati që dita-ditës rrezikon të shembet. Kjo është banesa ku jeton familja Visha në fshatin Kolesian të Kukësit.  E ndërtuar prej vitit 1963,  pjesëtarët e familjes thonë se shtëpia është e pabanueshme dhe nuk kanë mundësi të ndërtojnë të re, pasi jetojnë me ndihmë ekonomike.

“Është shembur vendi krejt. Ç’ka bie jashtë, hy brenda. Duke ndenjur me korita ditë e natë në dorë. Unë marr 150 mijë lekë në muaj, edhe dritat paguaj, ilaçet i marr. Nuk më mbet asgjë në fund”, tregon kryefamiljari Mirsim Visha.

Mirsim Visha, invalid babai i dy fëmijëve dhe bashkëshortja e tij Jetmira Visha thonë se toka mbi të cilën është ndërtuar shtëpia është me ujë.

“Prej 57 vjetësh është kjo shtëpi, pa asnjë farë kushti, pa asgjë. Ndihmën ekonomike e merr djali se e kam në shkollë, atje në Tiranë”, rrëfen ai.

“Shtëpia, pa të ardhura, pa asgjë, burrin invalid, fëmijët nëpër shkollë. S’kemi asnjë kush, tualet jo, drita jo, kushte të këqija”, shprehet bashkëshortja, Jetmira. 

Ndërsa dimri me reshje e shton më shumë rrezikun për shembjen e banesës, teksa familja Visha apelon për ndihmë nga institucionet shtetërore dhe donatorët privatë.

“Unë prej këtij vendi dua të iki, një orë e më parë, rrezik të shkoj me ra në përrua”, thotë ai.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mohamed Salah foto me familjen për Krishtlindje, 'masakrohet' në komente

Mohamed Salah foto me familjen për Krishtlindje, 'masakrohet' në komente