Familja franceze udhëtim rreth botës me biçikletë, nga Franca në Azerbajxhan! Shqipëria pjesë e itenerarit

Çifti francez Euan dhe Cloe së bashku me fëmijët e moshës 9 dhe 7 vjeç kanë nisur një udhëtim të gjatë me biçikleta nga Franca dhe parashikojnë të mbërrijnë në në Azerbajxhan gjatë muajit gusht.

Grupi i xhirimit të Report Tv u takua me familjen franceze në Dukat të Vlorës teksa përgatiten të ngjisin Llogaranë.

"Në Shqipëri po bëjmë 10 ditë kemi ardhur të dielën e kaluar në Durrës e mandej udhëtuam drejt Tiranës ndërsa sot mbërritëm në Vlorë. Kemi kryer deri më tani 534 km dhe do të vazhdojmë të lëvizim drejt Sarandës për të kaluar kufirin tokësor në Greqi".

Kjo është një eksperiencë e jashtëzakonshme thotë Euan, i cili shprehet i impresionuar për bukuritë dhe njerëzit në Shqipëri.

"Jemi për herë të parë në Shëqipëri më pëlqen shumë natyra, njerëzit".

Udhëtimi i tyre me biçikletë së bashku me fëmijët do te vijojë me pas drejt Greqisë, Turqisë, Gjeorgjisë, Armenise dhe për ta mbyllur në Baku te Azerbajxhanit në gusht të 2022. Kanë parashikuar që të kryejnë në total 50 mijë kilometra.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 09/03/2022 19:38

    TE MARRIM SHEMBULL NGA KETA FRANCEZE,TE NDERUAR,,,,QE ECIN GJITHE BOTEN ME BICIKLETA,,,NEVE ZGJEBESIT E DERI--DJESHEM DUAM TE PERDORIM MAKINEN PER TE BLERE BUKE ,,,DHE PER TE DALE TEK BLLOKU,,,,E QELBEM TIRANEN,,,,QEVERIA TE BLLOKOJE MAKINAT ,,QE TE MOS HYJNE NE BLLOK--BULEVARD,,DHE RRUGE TE TJERA TREGTARE...VETEM AUTOBUZET TE LEJOHEN DHE KETA ME ORAR ,,,C'DO GJYSEM ORE....EC.EC.EC....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin