Familja Hoxha me shtëpi të re pas tërmetit/ Rama: Brenda 2020-s përfundojnë banesat në zonat rurale! Ngrihen dhe kantieret e ndërtimit

VORE- Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vorë, në familjen Hoxha e cila pas përfitimit të bonusit të qirasë si pasojë e dëmtimit të shtëpisë nga tërmeti i 26 nëntorit, tashmë një banesë ku të qëndrojë. Kreu i qeverisë tha gjatë fjalës së tij se brenda vitit 2020 do të kenë përfunduar të gjitha shtëpitë në zonat rurale dhe do të jenë ngritur të gjitha kantieret e ndërtimit në qytete

"Brenda vitit 2020 do të kenë përfunduar të gjitha shtëpitë në zonat rurale dhe do të jenë ngritur të gjitha kantieret e ndërtimit në qytete. Thjesht na duhet tani të përfundojmë inventarin e të gjitha dëmeve, në kuptimin e  shtëpive që do të prishen, dhe pastaj do të sjellim gjithë shtëpitë e reja, kurse për pallatet po bëjmë projektet dhe do t’i rindërtojmë. Për ata që janë në shtëpi private është më e thjesht, ndërsa për pallatet do të kërkojë më shumë kohë, por e rëndësishme është që ju nuk do të lëvizni që këtu derisa të përfundohen shtëpitë e rej. Në 17 shkurt kemi edhe konferencën e donatorëve, ku shpresoj se do të marrim mbështetje. Unë do të bëj disa vizita përpara në disa vende për t’i shtyrë pak, se bota ka hallet e veta. Çdo ditë sillen halle të reja dhe vjetërohen shpejt hallet. Por ne jemi përpjekur të mos harrojnë duke i mbajtur gjithë kohës në informacion. Do të bëjmë një konferencë donatorësh dhe pastaj do të jemi më të qartë se çfarë do të bëjmë, por me ata, pa ata, ne do t’i bëjmë”, – tha Rama.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se në zonën e Vorës  janë 840 banesa të pabanueshme si paspjë e dëmtimeve nga tërmeti. Sipas saj, akt-verifikimet kanë përfunduar në gjithë bashkinë e Vorës dhe tani po kryhet akt-ekspertiza për të kuptuar nëse kanë mundësi rikonstruksioni apo do të demolohen.

"Në zonën e Vorës kemi 840 banesa të cilat klasifikohen të pabanueshme nga grupet e ekspertëve, 24 nga të cilat janë pallate. Numri i hyrjeve të pallateve shkon deri në 350. Deri tani kemi shpërndarë 350 bonuse qiraje dhe do të vazhdojmë t’i pajisim të gjithë. Vështirësi kanë ndeshur banorët për të gjetur shtëpi me qira në këtë zonë. Ne po mundohemi të ndihmojmë edhe me transportin duke qenë se edhe fëmijët janë në shkolla këtu dhe nuk duan të lëvizin. Është pak komplekse situata për marrjen me qira, por po mundohemi t’i kompletojmë të gjithë. Kemi identifikuar 5 zona të disponueshme për t’u ndërtuar, po punojmë me të gjithë kryetarët e bashkive. Aktet ligjore kanë kaluar të gjitha javën e kaluar, nesër do të sjellim gjithë aktet e përgatitura për përjashtimin e afateve për lejet e ndërtimit. Pallatet do të rindërtohen nga fillimi, ndërsa pjesa e shtëpive do të eci shumë shpejt. Është firmosur marrëveshja për shtëpitë e para që do të vijnë dhe besoj se do të kemi rezultatet e para brenda muajit mars”, tha Balluku.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT