Familja kërkon fajtorin, shoku i boksierit që vdiq në Shkodër: Trajneri i dha doping para ndeshjes

Skandali i vdekjes së boksierit bullgar Boris Stanchkov në Shkodër, që i ngjan një afere korruptive dhe doping, vijon të thellohet akoma më shumë. Pasi u tha fillimisht se ai kishte hyrë në Shqipëri me dokumentat e kushëririt të tij, i cili merrej me futboll dhe jo boks, tani prindërit e boksierit Stanchov akuzojnë trajnerin Ventsislav Georgiev, i cili pas ngjarjes u largua menjëherë nga Shqipëria.

E ëma e Boris, Simeonka Stanchkov, për televizionin bullgar është shprehur:

“Trajneri na solli 400 euro dhe dy karta identiteti. E pyeta si është e mundur që djali im duelonte në ring me një tjetër emër. Mu përgjigj se nuk ishte në dijeni të kësaj çështje. Por, ai ishte trajneri i djalit tim, Boris dhe jo i Isus. Udhëtuan së bashku dhe trajneri e njeh boksierin që hipën në ring.”

Ndërkohë babai i Stanchkov, Alexander, deklaroi:

“E donte këtë sport dhe dëshironte të bëhej boksier profesionist. Më thoshte gjithmonë: babi do të jem i lumtur, nuk e imagjinon në çfarë niveli jam. Ëndërronte të bëhej si idhulli i tij, dy herë kampioni i Europës, Kubrat Pulev. Nuk besoj se në moshë aq të re do të përdorte substanca.”

Për ngjarjen ka folur edhe Isus Velichkov, kushëriri i Stanchkov, me letrat e të cilit boksieri kishte mundur të futej në Shqipëri.

“Prej një viti, Borisi përdorte me emrin tim. Më siguroi se nuk kishte problem dhe trajneri e dinte. E bënte sepse nuk donte të kishte asnjë humbje në ring në emrin e tij. Pas kësaj tragjedie shoh shumë parregullsi. Si u sigurua licenca në emrin tim, kur nuk jam marrë asnjëherë me boks, por me futboll. Nuk ndihem në faj, nuk kam bërë asgjë. Tre-katër ditë para duelit Boris më erdhi në shtëpi, më mori kartën e identitetit dhe më tha se kur të kthehej do të festonim së bashku.”

Ndërkohë shokuese është edhe deklarata e shokut të Boris Stanchkov, i cili gjithashtu për mediat bullgare ka deklaruar se para ndeshjes trajneri i kishte dhënë një substancë dopuese.

“Trajneri i dha një ampulë me përmabjtje të panjohur, të cilën nuk e njoh. Kjo ndodhi për ta dobësuar, në mënyrë që të humbiste, por ai nuk pranoi ta pinte. Gjithsesi, përbërësi i ampulës iu hodh në një gotë uji dhe Borisi piu gjysmën.”

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mbi tavolinë dhe duke kërcyer këngë greke, Ylli Manjani 'e djeg' në jug të Shqipërisë

VIDEO/ Mbi tavolinë dhe duke kërcyer këngë greke, Ylli Manjani 'e djeg' në jug të Shqipërisë