Familja krutane me tre fëmijë të sëmurë jetesë në kushte ekstreme

Jeta për familjen 6 antarëshe e Qemal Kurtit nga fshati Bilaj i rrethit të Krujës nuk është aspak e thjeshtë. Kushtet tepër të rënda ekonomike dhe shëndetësore e kanë vështirësuar  më tepër situatën e tyre.  

Kryefamiljari Kurti që në vegjëli vuan nga epilepsia, por si të mos mjaftonte kjo 3 nga 4  fëmijët e kësaj familje janë të sëmurë dhe kërkojnë mjekim të vazhdueshëm, gjë e cila për këtë familje është kthyer në një mision të pa mundur.

Djali i madh 24 vjeçar është plotësisht i verbër, djali i dytë19 vjeç, vuan nga zemra nga e cila edhe është operuar, ndërsa vajza e familjes vuan çrregullimi total mendor.

Banesa në të cilën jeton familja Kurti  është tërësisht e amortizuar, çfarë bie jashtë futet brenda.  Suvatë e rëna, muret tërë lagështi dhe tavanet e çara mund të bien nga momenti në moment duke ju rrezikuar edhe jetën. Të ardhurat e vetme mujore janë 20 mijë lek, të cilat i përfiton nga kempi  djali i madh i familjes.

Të zotët e shtëpisë  ju bëjnë apel instancave shtetërore por edhe qytetarëve të thjeshtë për ndihmë, në mënyrë që të kenë një jetë si  të gjithë të tjerët, pasi mundësia për të dalë nga kjo situatë për ta është e pamundur.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese

Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese