Çifti britanik i cili ka pasur një fëmijë çdo 17 muaj brenda 24 viteve të fundit është në pritje të fëmijës së tyre të 17-të.

Familja më e madhe në Britani është shprehur mjaft e entuziasmuar lidhur me këtë fakt.

“Super mami” Sue Radfort, 38 vjeç dhe burri i saj Noel 41 vjeç, kanë menduar se kanë ende hapësirë bosh në shtëpinë e tyre për të mirëpritur edhe një fëmijë tjetër.

Sue lindi fëmijën e saj të parë në moshën 14 vjeç. Ajo dhe burri i saj Noel, ishin të vendosur për të mbajtur fëmijën e tyre të parë Chris, tani 24 vjeç. 
Në moshën 18 vjeçare kur ajo u martua solli në jetë fëmijën e dytë Sophie, tani 19 vjeç.

Më pas erdhën Chloe, 18 vjeç, Jack 16, Daniel 14 dhe 12 vjeçari Luke. Millie 12, Katie 10, James 9, Ellie 8, Aimee 7, Josh 5, Max 4 dhe Tilly May 3, Oscar 2 ndërsa Casper sapo festoj 11 mujorin e lindjes së tij.

Tani çifti britanik janë të lumtur të presin fëmijën e tyre të 17-të në prillin e ardhshëm.

Çifti Radfort nuk e dinë ende nëse ky fëmijë do të jetë një djalë apo një vajzë.

Jo shumë kohë pas lindjes së fëmijës së tyre të fundit, “super mami” Sue, e cila ka mesatarisht një fëmijë çdo 17 muaj gjatë 24 viteve të fundit, dëshiron që të ketë edhe më shumë.Çifti u bë edhe gjyshër vitin e kaluar, kur vajza e tyre e madhe Sophie lindi vajzën Daisy.

Një mik i familjes tha: "Ata janë një familje e bukur dhe fëmijët janë shumë të sjellshëm. Ata janë padyshim prindërit më të mëdhenjë. Familja morri fame në vitin 2011, kur ata u shfaqën në një program televiziv me 15 fëmijët e tyre. Familja harxhon 250 paund mbi ushqimet. Cdo ditë përdorin dy kuti me çereale dhe 18 kuti qumështi. Shtëpia e tyre ka një makinë të madhe larëse dhe një frigorifer gjigand. Kur ata vendosin për tu zhvendosur së bashku ata përdorin një autobus shkolle".

(M.T/shqiptarja.com)