Familja me 4 anëtarë jetojnë në kasolle, apel për t'i ndihmuar, babai: Prej ditësh fëmijët hanë bukë thatë (VIDEO)

Familja me 4 anëtarë në fshatin Derstill në Gjinar, pjesë e bashkisë së Elbasanit jeton në një kasolle mes varfërisë dhe të ftohtit.

Kryefamiljari Panajot Derstilla bën apel për ndihmë për të gjithë që t'i sigurojnë  një dhomë për dy fëmijët e tij ose një vend pune.

Report TV ka udhetuar drejt familjes Derstilla, aty ku katër anëtarët jetojnë me vetëm 47 mijë lekë të vjetra asistencë sociale.

Panajoti, bashëshortja e tij dhe dy fëmijët e vegjël jetojnë në një kasolle, të ndërtuar nga duart e tij, mes mjerimit dhe frikës se nga momenti në moment era e fortë do ta marrë me vete.

"Këtë (kasollen) e kam ndërtuar vetë, vetëm me dërrasa dhe llamarinë. Kam dy fëmijë të vegjël, vetë jam pa punë dhe gruan e kam pa punë", tha kryefamiljari.

Kasollja e vendosur në majë të një kodre, e bën dhe më të vështirë jetesën në këto ditë të ftohta dimri.

E vetmja mundësi për ngrohje është një sobë druri.

Panajoti tregon që ka ditë që fëmijët e tij hanë vetëm bukë thatë, sepse nuk ka mundësi t'u sigurojë diçka tjetër.

"Marrim vetëm një ndihmë ekonomike, 47 mijë lekë. Del vetëm sa për një thes miell. Fëmijët më shumë hanë bukë thatë", tha kryefamiljari.

Ai kërkon vetëm një dhomë, ku fëmijët e tij të flenë ngrohtë, bën thirrje dhe për një vend pune në mënyrë që të mundet të mbajë vetë familjen e tij.

"Nëse kanë mundësi dikush të më ndihmojë, sa të bëj një dhomë për fëmijët. Ose të më ndihmojnë për një punë", tha kryefamiljari.

Violeta tregon se në ditët kur bie shi fëmijët kanë frikë, e vetmja mundësi që ajo ka për ta është t'i përqafojë për t'ua bërë më të lehtë dhimbjen e mjerimit.

"Fëmijët kanë frikë, kur bie shi, tremben, qajnë kanë frikë,  janë të vegjël. I marr afër kur kanë frikë, nuk i kuptojnë të gjitha", tha Violeta Derstilla.

Griseldi i vogel 8-vjeçar, është në klasë të dytë edhe pse në kushte të vështira ai sërish vijon të bëjë detyrat e shtëpisë.

"Bukë të thatë kemi ngrënë!", tha vogëlushi.

Por sytë e shkruara të këtij vogëlushi kanë nevojë të lumturohen dhe kushdo që mundet të kontribuojë për t'i ofruar një jetë më të mirë Griseldit dhe vëllait tij të vogël të kontaktojë me Report Tv ose në Shqiptarja.com.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 29/02/2020 20:11

    Moj bashki e Elbasanit urgjent ndihmojeni të gjeje pune!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI