Familja Mema telefonatë në
polici pas masakrës, ja biseda
VD/Shoqërimet/
Hasmëria, 11 të vrarë

Familja Mema telefonatë në<br />polici pas masakrës, ja biseda<br />VD/Shoqërimet/<br />Hasmëria, 11 të vrarë
ELBASAN - Pak minuta pas atentatit të së mërkurës ndaj fisit Çapja me 3 të vrarë e 8 të plagosur, pjesëtarë të familjes Mema kanë telefonuar policinë duke i kërkuar ndihmë për t'i ruajtur dhe kanë mohuar përfshirjen në krim. ReportTv ka zbardhur një pjesë të kësaj telefonate, e cila është bërë pjesë e fashikullit hetimor për zbardhjen e këtij krimi.

...
Pjesëtarë të fisit Mema, të cilët jetojnë ende në qytetin e Elbasanit, pak minuta pas atentatit të së mërkurës ndaj fisit Çapja, kanë përjashtuar përfshirjen e tyre në këtë krim.

Një telefonatë e mbërritur në Policinë e Elbasanit ka kërkuar ndihmë nga uniformat blu pas të shtënave me armë të ndodhur në lokalin e Agron Çapes që i morën jetën tre personave dhe lanë të plagosur tetë të tjerë.

Burime për ReporTv nga policia e këtij qyteti thanë se në telefonatën e mbërritur pak minuta pas ngjarjes, pjesëtarët e fisit Mema të njohur për koflikte të hershme me fisin Çapja, kanë kërkuar ndihmë dhe ruajtje nga policia.

Alo policia, jemi familja Mema, ju lutem ejani na mbroni pasi Çapjat do kujtojnë se i kemi sulmuar ne për shkak të konflikteve që kemi pasur, por nuk kemi asnjë lidhje dhe ndjehemi të frikësuar ejani na mbroni ju lutem”. 

Është kjo një pjesë e telefonatës që ReportTv ka zbardhur nga hetimet që po kryhen deri më tani, ndërsa që prej 3 shkurtit të atentatit forca të policisë mbajnë ende nën vëzhgim jo vetëm fisin Mema, por dhe fisin e sulmuar, Çapja.

Konflikti midis dy fiseve Mema-Çapja në Elbasan prej 2005 ka sjellë 11 viktima dhe një sërë atentatesh si brenda dhe jashtë vendit, ndërsa pas hekurave drejtësia ka mundur të vendosë vetëm 3 persona.

Në atentatin e dy netëve më parë ku në drejtim të lokalit të Agron Çapes pranë stadiumit "Elbasan Arena", u qëlluan 65 plumba kallashnikovi mbetën të vdekur pronari Agron Çapja, nipi i tij Ardit Sinakolli dhe miku i tyre Eno Bedali, ndërsa 8 persona të tjerë që ndodheshin me ta në lokal mbetën të plagosur rëndë nga breshëria e plumbave.

Referuar vëzhgimit të kamerave të sigurisë të cilat ishin të vendosura në lokal, në kushte anonimati grupi hetimor shprehet se informacionet e mbledhura janë shumë të pakta dhe nuk kanë ndihmuar në zbardhjen e krimit. 

Sipas hetuesve personat që kanë qëlluar me armë kanë ndaluar dhe parkuar automjetin e tyre jashtë rrezes së regjistrimit të kamerave.

Kjo ka bindur hetuesit se atentati ndaj Çapjave ka qenë i planifikuar dhe lëvizjet e tyre janë vëzhguar prej më shumë se 1 jave.

Reagon familja Mema: Nuk kemi lidhje, na u keqperdor mbiemri
Ndërkohë në një deklaratë me shkrim të shpërndarë për redaksitë e lajmeve në emër të familjes Mema, thuhet se mbiemri i tyre është keqpërdorur nga ana e mediave dhe veçanërisht nga shtypi shkruar.
 
Ne jemi larg kësaj ngjarje dhe këtij konflikti që po përflitet. Qyteti i Elbasanit na njeh se cilët jemi dhe i kërkojmë medieve që ti referohen vetëm burimeve zyrtare dhe burimeve të tjera të konfirmuara  pasi aludohet për lidhje familjare që nuk ekzistojnë. Gjithashtu i kërkojmë strukturave shtetërore që të vazhdojnë punën për zbardhjen e ngjarjes”, thuhet në deklaratë. 

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive