Familja Ajdini në Memaliaj në kushtet ekstreme të varfërisë

Kushte të mjerueshme dhe pa bukë në shtëpi jeton familja 4 anëtarëshe e Astrit Ajdinit në Memaliaj të Tepelenës. Prej dy ditësh fëmijtë e kësaj familje flenë dhe zgjohen pa vënë bukë në gojë, ndërkohë shkak për këtë ka qenë edhe ndërprerja e shkollës. Sikur të mos mjaftojë vetëm varfëria, fëmijët e familjes Ajdini janë të sëmurë me epilepsi.

Më herët kjo familje trajtohej me ndihmë ekonomike, por tashmë edhe kjo mundësi i është hequr pasi sistemi i pikëzimit i ka lënë jashtë për faktin se në shtëpinë e tyre kanë frigorifer dhe televizor. Pavarësisht se frigoriferi është i boshatisur, qeveria e ka gjetur si shkak që të shkurtojë ndihmë ekonomike edhe për të vobektët që dikush iu ka falur këto pajisje elektrike dhe në këtë rast nuk iu ka bërë nder. 

Kamera e Report Tv ka shkuar në këtë familje e cila është në kushte ekstreme të varfërisë. Zonja e shtëpisë nuk i mban dot lotët duke treguar vështirësinë e të jetuarit në kushte të mjerueshme, ajo thotë se nuk ka asgjë në shtëpi se çfarë t’i gatuaj fëmijve.

Astrit Ajdini kryefamiljari bën thirrje për ndihmë nga bashkia pasi ai thotë që e kanë përzënë me forcë nga ambientet e bashkisë, kërkon të futet në ndihmën sociale të bashkisë. Mes lotësh fëmijët rrëfejnë që kanë 2 ditë pa ngrënë bukë, madje edhe herën e fundit që janë ushqyer, ka qënë te familja e një të afërmi të tyre. Nga pamjet e kamerës së  Report Tv ne mund të shohim kushtet mjerane në të cilen jeton familja me 4 pjestarë.

Ato shprehen që nuk kanë mundësi as të blejnë ilaçet me të cilat duhet të kurohen patjetër. Fëmijëve ju bie të fikët nga mosushqyerja, sipas asaj që tha kryefamiljari, ai kishte tentuar të kryente vetëvrasje, pasi sipas tij ishte e vetmja zgjidhje. Ai ka tentuar dy vetëvrasje duke u varur me litar.
Report Tv së bashku me familjen Ajdini ka shkuar edhe në Bashkinë e Memaliajt, atje na priti Kryetari, Durim Roshi, i cili u arsyetua se e njeh rastin, por mundësit kanë qenë të vogla. Ai tha që në momentin e parë që do të hapet një vend vakat punë, Astriti do të punësohet, por kjo nuk është një zgjidhje për familjen Ajdini, e cila ka më shumë se 48 orë pa u ushqyer. 

Sipas përgjegjëses së Ndihmës Sociale në bashkinë Memaliaj kjo familje është hequr nga skema e ndihmës ekonomike sepse nuk i plotësonin kriteret. Pritet të shihet për muajin prill nese janë përzgjedhur që të përfshihen në ndihmën ekonomike pas riaplikimit, por se me çfarë do të ushqehet kjo familjë për këto 10 ditë të mbetura, nuk dihet, ato janë në mëshirë të fatit.

Mes lotës ato rrëfejnë që nuk kanë besim që situata e tyre do të zgjidhet. E vetmja zgjidhje për Astritin është vetëm vetëvrasja, i cili "kërcënon" që do të vetëdigjet në ambientet e bashkisë së Memaliaj me benzinë.

e.gj/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI