Një javë pas ndarjes nga jeta të këngëtarit Francesk Radi, bashkëshortja e tij Tefta Radi dhe familja kanë njoftuar se do të mbahet një takim ngushëllimi në 'Hotel Mondial'.
Familja Radi ka falenderuar të gjithë miqtë për mbështetjen, respektin dhe nderimin që kanë bërë në orët e hidhura ta humbjes së njeriut të tyre të zemrës Francesk Radit.
”Në emër të Familjes Radi , për të gjithë ju që dëshironi të ndani momentet dhe kujtimet tuaja me të ju presim në Hotel Mondial, pranë 21 dhjetorit: E premte: ora 16.00 deri 20.30 E shtunë, e diel : ora 10.00 - 13.00, 16.00 - 20.30”, shkruan Andeta Radi në rrjetin social facebook.
Këngëtari i njohur Francesk Radi ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare , një javë pas shtrimit me urgjencë në Reanimacion Qendror në spitalin “Nënë Tereza”.
Këngëtari pësoi një hemorragji të rëndë cerebrale në agimin e datës 27 mars për shkak të tensionit të lartë.
Me gjithë kujdesin intensiv mjekësor, nuk doli dot nga koma. Radi ndërroi jetë në mesditën e kësaj të hëne, në datën 3 prill. Për këngëtarin u mbajt një ceremoni madhështore për përcjelljen në banesën e fundit në datën 4 prill.

(Postimi i Andeta Radit në Facebook)
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com