Familja Shabanaj në Baldushk do festojë Vitin e Ri në shtëpi, Veliaj: Bonus qiraje për çdo familje, derisa të marrin çelësat e banesës së re (VIDEO)

Familja Shabanaj nga Baldushku la përfundimisht prapa një vit të vështirë, pas natës tragjike të 26 nëntorit 2019, dhe iu gëzua sot një banese të re, më të fortë se ajo që kishte para tërmetit. Ademi dhe Elvira udhëtuan nga Greqia, ku edhe punojnë, për të marrë sot dokumentet e pronësisë së shtëpisë së rindërtuar nga kryebashkiaku Veliaj.

Veliaj tha se qeveria shqiptare u është gjendur pranë të gjitha familjeve të prekura nga tërmeti.

“E nisëm ditën me shtëpinë e re të Ademit dhe Elvirës, të cilët kanë ardhur mbrëmë nga Greqia. Më vjen mirë që ia udhëtim ia vlejti. Me gjithë dyshimet që thoshin se shtëpia nuk ka për t’u bërë kurrë sepse edhe në Greqi, si në çdo vend të BE-së, thonë shko sigurohu dhe zgjidhe vetë pasi shteti nuk ka detyrime. Kurse ne zgjodhëm, ishte zgjedhje jo detyrim, ishte zgjedhje e Edi Ramës dhe e Qeverisë, për të bërë çdo shtëpi. Më vjen mirë që Ademi dhe Elvira janë futur në një shtëpi të re, ta gëzoni, paçi vetëm mbarësi e gëzime”, nënvizoi ai. 

Kryebashkiaku siguroi edhe për familjet e tjera se, ashtu si në Baldushk, puna do të vijojë, derisa çdo familje të marrë çelësin e shtëpisë së re. Ai shtoi se deri në atë moment, familjet do të vijojnë të marrin bonus qiraje. Sipas Veliajt, projekti i rindërtimit është një mundësi për të filluar një jetë të re dhe për të afruar familjet pranë shërbimeve.

“Në Baldushk dhe në zona të tjera si Ndroqi, Peza, Zallherri, po aplikojmë parimin e lagjes së qendërzuar. Familjet do t’i mbajnë tokat e tyre, askush nuk humbet ato, as bagëtitë e imta, as produktet bujqësore, askush nuk e humbet investimin. Por, shtëpinë do ta ketë buzë rrugës, afër qendrës shëndetësore, afër shkollës, me infrastrukturë, dhe afër Njësisë Administrative, në mënyrë që qindra fëmijë të shpëtojnë nga varfëria dhe të kenë shansin ta përdorin këtë mundësi që na dha rindërtimi pas tërmetit, si një mundësi për të filluar një jetë të re dhe për t’i dhënë një hov të ri këtyre fëmijëve që meritojnë të kenë sukses dhe të ecin përpara si gjithë fëmijët e Tiranës”, deklaroi Veliaj.

Nga Baldushku, Veliaj iu bëri thirrje qytetarëve që të konsumojnë produkte lokale, si një mënyrë për të ndihmuar ekonominë vendase. Në Njësinë Administrative Baldushk po rindërtohen 50 shtëpi, shumë prej të cilave janë pothuajse gati të presin familjet.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë