Një familje turistësh shqiptar i ka habitur të gjithë me gjestin që ka bërë në Llogara. Familja ka gjetur një sasi të madhe parash, plot 115 mijë euro, dhe i ka dorëzuar në Policinë e Vlorës. Kjo e fundit i ka falënderuar familjarët për aktin qytetar.
Në përfundim të verifikimeve se kujt i përkasin paratë, policia ka sekuestruar vlerën prej 115 mije Euro dhe ka proçeduar penalisht dy shtetas ukrainas për mosdeklarim të ardhurash në Pikën e Kalimit Kufitar!
Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë nisur hetime intensive lidhur me një çantë me para të gjetur në zonën e Llogarasë.
Konkretisht: Çanta është gjetur prej një familjeje turistësh shqiptar në Llogara, në zonën ku hidhen parashutat, dhe e dorëzoi atë pranë struktuarve policore. Lidhur me këtë çantë në Sallën Opertative Vlorë, ka telefonuar një tjetër shtetas i cili njofton se në Llogara është harruar një çantë me 115 mijë euro prej dy shtetas ukrainas.
Në përfundim të hetimeve nga Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik pas verifikimit dhe identifikimin se kujt u përkiste kjo çantë, si dhe prej nga e kanë burimin të ardhurat, të cilat nuk ishin deklaruar nga shtetasit posedues në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas kanë nisur proçedimin penal për shtetasit: S.M., 62 vjeçe, dhe P.K., 57 vjeç, banues në Ukrainë.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e vlerave monetare. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale ''Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë'', parashikuar nga neni 179/a të Kodit Penal. Policia falenderon familjen e cila njoftoi dhe dorëzoi pranë Strukturave Policore çantën e gjetur me vlera monetare për aktin qytetar.

/Shqiptarja.com

VIDEO