TIRANE- Lista prej 150 anëtarësh të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike duket se ishte parapërcaktuar nga vetë kryetari i PD-së si edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Normalisht lista e kandidatëve duhej të ishte e përbërë nga persona që ishin propozuar nga degët e Partisë Demokratike, madje kjo u trumbetua me të madhe. Por kjo alibi e ngritur gjatë momentit të publikimit të listave ra vetë poshtë nga dhëndëri i Sali Berishës, Jamarbdër Malltezi.