Familjarët e Konomit: Po
largohemi nga e vërteta

Familjarët e Konomit: Po <br />largohemi nga e vërteta
Familja e gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi, me anë të një letre të hapur i bën apel medias shqiptare të sensibilizojë opinionin publik, por dhe Drejtësinë lidhur me zbardhjen e të vërtetës së vrasjes së familjarit të tyre. “Shteti na nxjerr akoma pengesa për pronat tona. Kerkesa jone per median, si nje nga mundesite e vetme per te sensibilizuar opinionin publik por edhe vullnetin qeveritar, eshte te hetoni mbi kete ceshtje dhe te ushtroni te gjithe presionin e mundshem qe ngjarje te tilla si hedhja ne ere apo djegia e gjalle e zyrtareve publike te mos mbetet pa autoresi dhe pa te ndeshkuar, ne menyre qe ne kete vend te mos fuqizohet pushteti i mafies, por te rivendoset drejtësia” shkruajnë në letrën e hapur shpërndarë sonte në mbrëmje nëpër redaksitë e medieve shqiptare.

“Me ane te kesaj letre, Familja Konomi deshiron t’ju perditesoje me zhvillimet e fundit ne lidhje me ceshtjen akoma te hapur te vrasjes se familjarit tone te dashur dhe njekohesisht edhe te procesit te hipotekimit te pronave.
Kane kaluar me shume se dy muaj nga vrasja e Skerdilajdit, nje funksionar i larte i shtetit shqiptar, e megjithate familjes nuk i eshte transmetuar asnje rezultat shpresedhenes. Jemi te ndergjegjshem qe hetimet kane kohen e tyre, por megjithate pas cdo dite qe kalon na duket sikur largohemi nga e verteta.
Kjo ide perforcohet edhe me shume ndersa perballemi me veshtiresi te shumellojshme dhe te panatyrshme ne perpjekjet tona per te hipotekuar pronat qe na perkasin me ligj, procedura te cilat zvarriten deri ne piken e skadences se cdo afati ligjor. Si eshte e mundur qe ne Shqiperi nuk zbatohet as vendimi i Gjykates se Larte? Nuk e kuptojme pse-ne? Kush fshihet pas kesaj? Pse shteti vete na nxjerr pengesa? Nuk e kuptojme pse Drejtoria Rajonale e Hipotekave ne Durres dhe Drejtoria e Pergjithshme e Hipotekave nuk duan te firmosin dokumentat te cilat jane te rregullta ligjerisht dhe te njohura edhe nga Gjykata e Larte. A nuk eshte ky nje shembull i pashoq i abuzimit me pushtetin, ne nje kohe qe dokumentet e pales kundershtuese rezultuan se ishin totalisht te falsifikuara, ndonese te regjistruara edhe ne institucione si Arkiva e Shtetit? Avokatura e shtetit dhe gjykatat vazhdojne gjyqe mbi keto dokumente false te pales kundershtare, ndersa perpjekjet tona per hipotekim kane deshtuar dy here deri tani.

Te thyer nga dhimbja e humbjes se njeriut tone te dashur, por edhe te indinjuar nga mungesa e seriozitetit dhe transparences se organeve kompetente, Familja Konomi e ka cdo dite e me te veshtire te besoje qe jetojme ne nje vend ku mbreteron e verteta dhe ligji e jo mashtrimi dhe mafia. Cdo dite e me pak e ndjejme mbeshtetjen ligjore qe i takon cdo individi ne menyre te barabarte.
Kerkesa jone per median, si nje nga mundesite e vetme per te sensibilizuar opinionin publik por edhe vullnetin qeveritar, eshte te hetoni mbi kete ceshtje dhe te ushtroni te gjithe presionin e mundshem qe ngjarje te tilla si hedhja ne ere apo djegia e gjalle e zyrtareve publike te mos mbetet pa autoresi dhe pa te ndeshkuar, ne menyre qe ne kete vend te mos fuqizohet pushteti i mafies, por te rivendoset drejtësia”, përfundon letra e familjes Konomi.

Gjyqtari Skerdilaj Konomi, 33 vjeç, babai i dy fëmijëve u ekzekutua në Vlorë me një atentat të tipit mafioz. Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon. Një nga pistat kryesore për ekzekutimin e tij mbetet çështja e pronave familjare që vetë gjyqtari po ndiqte. Sot familja denoncon të tjera pengesa lidhur me këtë çështje, duke akuzuar direkt institucione shtetërore që pengojnë urdhrat e Gjykatës së Lartë.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS