Familjarët e viktimave të 21 janarit kërkojnë dëmshpërblim dhe padisin në gjykatë Ministrinë e Brendshme dhe Gardën e Republikës.
Një ditë pas mospranimit të rekursit nga Gjykata e Lartë për dosjen “21 Janari” bashkëshortja e të ndjerit Ziver Veizi, Alma Veizi u shpreh se ajo e ka humbur shpresën tek kjo drejtësi.
“Do bëj një kërkesë tjetër që të hapet dhe një herë çështja e 21 janarit, mbase në qershor, ndoshta më përpara," tha ajo.
Ndërkohë në seancën e kësaj të marte në Gjykatën Administrative Alma Veizi kërkoi pezullimin e padisë deri sa të mbërrij djali i saj nga Turqia.
Padia e Alma Veizit nuk është e vetmja në një proces civil në Gjykatën Administrative pasi një e ngjashme është paraqitur dhe nga familjarët e Faik Myrtaj dhe është në pritje të shqyrtimit.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO