TIRANË - Familiarët e viktimave të demonstratës së 21-Janarit 2011 zhvilluan një takim paraditen e sotme me kryetarin e Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu.
Në takimin e kryer me kërkesën e tyre, kreu i AK-së premtoi zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen e drejtesise së kërkuar nga të gjithë shqiptarët, bënë të ditur burimet nga kjo parti.
Spahiu u tha familiarëve të viktimave se vrasësit e “21 Janarit” do të marrin dënimin e merituar, pavarësisht vendimeve të gjykatave të kapura nga shtetasi Berisha.
Për Aleancën Kuqezi, urdhëruesit dhe ekzekutuesit në ngjarjen makabre të “21 Janarit” e kanë vendin mbrapa hekurave te burgut.
Gjatë takimit, familjarët e viktimave të 21-Janarit I premtuan Kryetarit te Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu se do të jenë në krah të tij në protestën madhështore në 7 prill.
Me këtë rast, Kreshnik Spahiu i bëri thirrje shqiptarëve t’i bashkohen kuqezinjve më 7 prill ne Tiranë për të larguar tiranin e fundit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com