TIRANE – Familjarët e viktimave të Gërdecit kanë zhvilluar sot një takim me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama. Ata kanë kërkuar mbështetje për drejtësi, për dëmshpërblim si dhe nisjen e një procesi të ri hetimi.
Burime të brendshme thanë për mediat se Rama e ka konsideruar ende të panisur procesin e hetimit të tragjedisë së Gërdecit dhe gjithçka do të rihetohet kur PS-ja të vijë në pushtet.
Ky takim vjen pas shpalljes së vendimit të Gjykatës, vendim i zbutur për të akuzuarit kryesorë të tragjedisë. Të lënduar, familjarët kanë akuzuar ditët e fundit drejtësinë, për vendimet e saj.
Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com