Një 21 vjeçar është marrë peng nga tre persona familjarë të policit me detyrë trup shërbimi në seksionin e Forcës së Posaçme "Shqiponja".

Ngjarja u shënua në fshatin Ferras, Fier më 14 dhjetor 2023, ku tre familjarët e efektivit kanë ndaluar automjetin me të cilin udhëtonte i riu dhe më pas e kanë marrë me forcë për 3 orë duke ia dëmtuar dhe makinën.

"Nga veprimet hetimore rezultoi se autorët, për shkak të një debati që kanë pasur para 2 ditësh, për motive të dobëta, me kushëririn e shtetasit H. T., 21 vjeç, kanë ndaluar automjetin me të cilin ky shtetas po udhëtonte, e kanë dëmtuar atë dhe e kanë marrë me forcë për rreth 3 orë" informoi sot policia e Fierit.

Report Tv mëson emrin e 21 vjeçarit të marrë peng është Hristo Tahiraj

Efektivi i Shqiponjave, Gestian Ymeraj 31 vjeç, u arrestua dje (15 dhjetor) pasi akuzohet se ka pasur dijeni për ngjarjen por nuk ka bërë denoncimin.

Nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se punonjësi i policisë G. Y., 31 vjeç, banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në seksionin e Forcës së Posaçme "Shqiponja", ka pasur dijeni për ngjarjen por nuk ka njoftuar strukturat e Policisë, për të cilin u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Shpërdorimi i detyrës".

Të arrestuarit janë Kejvi Brahimllari,  26 vjeç, Elisiano Abazaj,  25 vjeç ndërsa bashkëpunëtori i tretë, A. Z., 32 vjeç, është shpallur në kërkim. Të tre të rinjtë janë nga Fieri ndërsa personi që kanë marrë peng është nga Mallakastra. 

Ata akuzohen për "Heqja e paligjshme e lirisë", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Vjedhja me dhunë" të kryera në bashkëpunim.

Ndërsa efektivi i Forcave 'Shqiponja' u arrestua nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Shpërdorimi i detyrës".

Policia thotë se u sekuestrua automjeti me të cilën autorët morën me forcë 21-vjeçarin si edhe automjeti me të cilin udhëtonte 21-vjeçari, të cilin autorët e kishin marrë dhe fshehur në fshatin Ferras.
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:04
Morën peng 21 vjeçarin për 3 orë dhe e dhunuan, zbardhen emrat e 2 të arrestuarve në Fier

1701965788_policiaeshtetit.JPG

Report Tv ka siguruar emrat e 2 prej personave të arrestuar për pengmarrjen e 21 vjeçarit Hristo Tahiraj në fshatin “Ferras” të Fierit.

Mësohet se në pranga kanë rënë Kejvi Brahimllari dhe Elisjano Abazaj të cilët kanë marrë peng për 3 orë të riun dhe e kanë dhunuar. Në kërkim është shpallur A.Z. Ndërsa është arrestuar edhe efektivi i forcave “Shqiponja”, Gestian Ymeraj pasi nuk ka kallëzuar në polici rastin ku autorët rezultojnë të jenë familjarë të tij.