Servet Bokçiu 19 vjeç që u denoncua i humbur nga familjarët në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report Tv është gjendur pa shenja jete te diga e liqeni të Paskuqanit në Kamëz. Sipas njoftimit zyrtar të policisë i riu dyshohet se është vetëmbytur.
“Më datë 12.10.2023, te diga e liqenit të Paskuqanit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i vetëmbytur, shtetasi S. B., 20 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 5, pas kallëzimit të bërë nga familjarët, për largimin e tij nga banesa”, njofton policia.
Familjarët teksa bënë apel për gjetjen e tij në emisionin "Pa Gjurmë" thanë se i riu doli nga banesa në zonën e Paskuqanit më 6 tetor sapo ishte kthyer nga shkolla dhe nuk u kthye më. "Erdhi nga shkolla, la çantën dhe u zhduk", thanë familjarët. Nga studio e emisionit “Pa Gjurmë” xhaxhai i Servetit, Sami Bokçiu tha se ditën që doli i riu kishte të veshur një bluzë ngjyrë te zeze me logon e shkolles, një palë tuta sportive ngjyrë te bardhe me vija te zeza dhe një palë shapka që mbante në shtëpi, por nuk u kthye më. Teksa dhe vetë familjarët vijuan kërkimet, ai është gjetur sot pa shenja jete në digën e liqenit të Paskuqanit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
DY TE VDEKUR NE PAK DITE NGA INDIFERENCA E NJEREZEVE ...JEMI BERE ME KEQ SE NE MILANO
Përgjigju