“Tashmë Kuvendi ka miratuar heqjen e pengesës ligjore për të ndjekur penalisht deputetët. Ky kuadër i ri ligjor për imunitetet e deputetëve, krijon premisat e duhura për angazhimin Tuaj si institucion në këtë aksion në emër të drejtësisë. Më 11 tetor ky ndryshim i Kushtetutës është botuar në Fletore Zyrtare dhe nga data 26 tetor 2012 hyn në fuqi, duke e kthyer në konkrete mundësinë tuaj për të vijuar ndjekjen penale të shtetasit Fatmir Mediu, si i vetmi person i përfshirë por ende i pagjykuar për tragjedinë e Gërdecit, pikërisht për shkak të imunitetit, që tashmë nuk e gëzon më.”, lexohet në letrën e familjarëve.
Ata kërkojnë ndaj Ina Ramës që të rinisë veprimet të cilat u ndërprenë më 2009-ën ndaj ish ministrit të Mbrojtjes, aktualisht ministër i Mjedisit, Fatmir Mediu, pasi ai kishte imunitet. Duke marrë parasysh faktin që kjo pengesë nuk ekziston më, familjarët kërkojnë ndjekjen procedimin ndaj tij.
“Në këtë situatë, presim nga ana Juaj të rinisni veprimet aty ku kanë ndalur në datën 14 shtator 2009, në kohën kur Gjykata e Lartë konstatoi se Fatmir Mediu kishte sërish mbrojtje nga imuniteti i ri i fituar në zgjedhjet e vitit 2009. Kërkojmë nga institucioni Juaj që të çojë përpara drejtësisë deputetin e akuzuar duke qenë se siç na u komunikua në atë kohë, imuniteti i ri ishte e vetmja pengesë që Gjykata e Lartë të vazhdonte gjykimin. Kujtojmë këtu se pas pushimit të cështjes, Juve nuk keni proceduar më tej pasi nevojitej një autorizim i ri nga Kuvendi, ndërkohë që përfaqësuesi juaj ka deklaruar përpara Gjykatës së Lartë në procesin e nisur prej Shoqatës sonë se Prokuroria e Përgjithshme nuk ka nisur për herë të dytë kërkesën për heqjen e imunitetit pasi “jemi në një situatë të paqartë juridike”.”, thuhet në letrën e familjarëve të të dëmtuarve e viktimave nga shpërthimi i Gërdecit.
Familjarët rikutjojnë gjithashtu, edhe thirrjet e vazhdueshme të institucioneve ndërkombëtare, por edhe nga raporti i Komisionit Evropian me 10 tetor të 2012-ës, “kur ngrihet shqetësimi se për këtë çështje hetimet e plota nuk janë bërë për shkak të mos heqjes për herë të dytë të imunitetit. Raporti përmend gjithashtu edhe çështjen tjetër të nisur nga vetë të plagosurit, që Gjykata e Lartë e pushoi padrejtësisht, por që me vendimin nr. 27 dt. 09.05.2012 Gjykata Kushtetuese e ktheu për gjykim në Gjykatën e Lartë.”
Më tej në letrën drejtuar kryeprokurores Rama, familjarët e të dëmtuarve e të viktimave të shpërthimit të Gërdecit, theksojnë edhe pasojat tragjike që e kanë pasuar. Ata përmendin raste vetëvrasjesh e humbje jete nga depresioni të familjarëve të viktimave, si pasojë e humbjes së tyre.
“Vetëvrasja e Kujtim Osmanit është një tjetër pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së vëmendjes së shtetit ndaj pasojave të tragjedisë, sepse pas humbjes së vajzës së tij, ai është përballur edhe me vështirësi të mëdha ekonomike, papunësi dhe probleme të tjera individuale e sociale, të cilat kanë marrë shkak në depresionin e shkaktuar pas shpërthimit. Pak muaj më parë ka humbur jetën si pasojë e depresionit dhe përkeqësimit shëndetësor e psikologjik edhe e ndjera Naile Ahmeti, duke e rritur numrin e viktimave. Kjo situatë e rënduar që nga data e shpërthimit e në vazhdim, ka detyrimin jo vetëm moral, por edhe ligjor, që të marrë zgjidhje.”, vijon letra.
Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Gërdecit
Kryetar
Feruzan Durdaj Tiranë 26 Tetor 2012
Të dëmtuar nga vepra penale
Uran Deliu
Ilirjan Deliu
Gentian Deliu
Irena Deliu
Fuada Kenga
Nazime Hazizaj
Dhimitër Hazizaj
Nikolin Hazizaj
Luiza Hazizaj
Albana Hazizaj
Tauland Hazizaj
Gëzim Cani
Pëllumb Cani
Roland Cani
Rigon Durdaj
Kristina Durdaj
Roxhers Durdaj
Klevina Durdaj
Feruzan Durdaj
Zamira Durdaj
Hekuran Kaca
Florian Kaca
Mikela Kaca
Mustaf Laçi
Vasil Laçi
Jeton Laçi
Vilson Laçi
Shkëlqim Prini
Bajram Leti
Tushe Leti
Rozafat Ahmeti
Naim Ahmeti
Liljana Ahmeti
Valmira Ahmeti
Artur Ahmeti
Leonora Ahmeti
Irena Ahmeti
Emiranda Ahmeti
Sali Ahmeti
Festime Ase
Elona Ase
Eljo Ase
Selvi Hamolli
Orgest Hamolli
Endri Hamolli
Mimoza Kruja
Enkeleda Kruja
Irisa Kruja
Marina Kruja
Dritan Cani
Drita Cani
Pranvera Cani
Tixhe Cani
Abaz Cani
Jetmir Cani
Dilaver Alhasa
Gestian Alhasa
Denisa Alhasa
Aferdita Canga
Fjorda Canga
Eriona Canga
Laureta Canga
Suzana Alla
Gezim Alla
Leonora Malci
Eljona Malci
Marjo Malci
Mine Ballazhi
Sali Ballazhi
(Gre.M/Shqiptarja.com)