Familjarët: Kateri i Radës
monument dhimbjeje, jo arti

Familjarët: Kateri i Radës<br />monument dhimbjeje, jo arti
VLORE- Familjarët e viktimave te Otrantos kërkojnë kthimin në Shqipëri të anijes së tragjedisë se 97-ës “Kateri i Radës” dhe jo kthimin në një vepër arti në Otranto.

Reagimi vjen pak ditë pasi administrata komunale e qytetit të Otrantos, në Itali, hodhi idenë për vendosjen e skeletit të mbetur të anijes si vepër monumentale ne hyrje te portit te Otrantos, përballë brigjeve shqiptare.

Familjarët kërkojnë ndihmën dhe mbështetjen e shtetit për të sjellë anijen “Kateri i Radës” në Vlorë dhe të shndërrohet në një monument të dhimbjes dhe kujtesës së shqiptarëve.

“Një vrasje e shumëfishtë po ndodhë me cështjen e Katerit të Radës. Ne kemi kërkuar që kjo anije e vdekjes të mos prishet, por jo të bëhet biznes. Nuk do lejojmë që të bëhet monument kulture në shtettin vrarës” deklaroi sot Pushime Çala, kryetare e Shoqatës së Familjarëve të Viktimave të Otrantos .

Ata i bëjnë thirrje shtetit shqiptar të ndërhyjë dhe paralajmëruan se do të ndërmarrin të gjitha veprimet demokratike për të parandaluar zbatimin e saj.

PROJEKTI
Ideja për vendosjen e anijes në qytetin e Otrantos, u hodh pak ditë më parë nga administrata komunale e qytetit të Italisë. Projekti synon transformimin e relikes së anijes shqiptare, në një vepër arti kushtuar viktimave të tragjedisë. Lidhur me këtë projekt, prej ditës së hënës, në Otranto po zhvillohet një seminar ndërkombëtar me temë emigracionin. Sipas projektidesë së propozuar, vepra do të vendoset në hyrje të portit të Otrantos.

TRAGJEDIA
Në tragjedinë e 28 marsit të vitit 1997, gjatë udhëtimit për në Itali me anijen “Kateri i Radës” ,me 115 persona në bord, si pasojë e përplasjes me anijen ushtarake italiane “Sibila”, u mbytën 81 persona, mes të cilëve 46 gra dhe fëmijë. Prej tyre, 57 trupa u kthyen, ndërkohë që 24 rezultojnë të zhdukur dhe 34 të mbijetuar. Anija e tragjedisë u nxorr nga deti 6 muaj pas ngjarjes, bashkë me një pjesë të trupave të viktimave, ndërkohë që më pas ajo u vendos në Brindisi ku ndodhet edhe sot.
Ne lidhje me tragjedinë e Otrantos, në Gjykatën Penale të Leçes në Itali është në proces një çështje gjyqësore ndërsa një tjetër çështje civile po zhvillohet ne Brindizi. Kapiteni i anijes italiane “Sibila”, Fabrizio Laudadio dhe Namik Xhaferri, kapiten i anijes “Kateri i Radës”, janë dënuar në shkallën e parë në gjykatën e Brindisit, përkatësisht me nga 3 dhe 4 vjet burg.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online