Familjen apo Blac Chyna-n? Rob
Kardashian bën zgjedhjen e tij

Familjen apo Blac Chyna-n? Rob<br />Kardashian bën zgjedhjen e tij
Tani gjithçka është konfirmuar, Rob Kardashian dhe Blac Chyna do të martohen. Dyshja që ka nisur të frekuentohet në muajin janar, ‘tronditi’ rrjetet sociale mbrëmjen e së hënës pas disa videove dhe fotografive të publikuara, ku Blac shfaqet me një unazë diamandi të madhe.

Sipas burimeve të TMZ, unaza është 7-karatëshe dhe i ka kushtuar mashkullit të vetëm të familjes Kardashian-Jenner 325,000 dollarë. Dy të dashuruarit festuan lajmin e bukur bashkë, nën shoqërinë e miqve të mirë në një lokal nate.

Por asnjë nga klani Kardashian-Jenner nuk ishte pjesë e festimeve. Në fakt, yjet e reality-shoë u nisën në një udhëtim surprizë nga mamaja e tyre, Kris Jenner. Si të festosh dështimet në mënyrën më Kardashian të mundshme? Udhëtoni.

Megjithëse duke marrë parasysh se Kris e ka vizituar disa herë çiftin e ri në shtëpinë ku jetojnë, mendojmë se dhe kjo është një tjetër ‘intrigë’ e saj.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot