Familjepartia e Lirisë dhe kryetari me dy mbiemra

Familjepartia e Lirisë dhe kryetari me dy mbiemra

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Iliri me të dy mbiemrat, (Meta edhe Metaj), dhe Monika me mbiemrin e saj, (Kryemadhi), janë modeli se si partia bëhet e familjes, se si i shërben familjes dhe se si e pasuron familjen. E si për ta përligjur këtë aksiomë, edhe kur burri u bë President i Republikës, gruaja hoqi peçovaslin vetëm dy muaj pasi qe emëruar kryetar, dhe u bë vetë pasardhësja e burrit. Pra, partia nga e burrin, u bë e gruas.

Dhe më tej; kur ky, pra kur burri Ilir me të dymbiemrat, njërin të dukshëm e tjetrin të fshehur iku nga President, përzuri gruan nga kryetare, dhe nuk e la as të fliste ndonjë fjalë përshëndetëse në konventën e LSI të 25 korrikut, dhe po vetë u vetëshpall kryetar i partisë që hyri në sallë si e lësëisë e doli nga salla si e lirisë, duke marrë me vete edhe taborrin e këshilltarëve që kishte kur qe president, të cilët i emëroi në udhëheqjen e partisë që doli nga salla. Vetëm ata, ardhësit që nuk ishin as anëtarë partie folën, të gjithë me rradhë; Blushi i Metës, Petraq Milo i Metës dhe Agim Nesho po i Metës. Të tjerë asnjë!

Po nejse se ky është problem tjetër dhe që ka të bëjë me demokracinë brenda asaj partie.

Sot do të merremi me dukurinë më të shëmtuar të partive politike në Shqipëri që prej LSI-së në Partinë e Lirisë na vjen si dukuria e familjepartisë.

Meqenëse Iliri me të dy mbiemrat e tij (Meta dhe Metaj) dhe Monika me mbiemrin e vet (Kryemadhi) janë edhe burrë e grua, nuk duhej e nuk mund të ishin të vetëm  si të tillë në krye të partisë, sepse ndryshe prishej rregulli brenda partisë.

E për ta bërë më atraktiv dhe më joshës modelin që edhe të tjerë çifte të turren drejt partisë së lirisë, çifti i parë Meta, Metaj - Kryemadhi, emëroi në dy funksione të larta çiftin tjetër Braimllari - Kërpaçi, të parin, Eriolin drejtor të kabinetit të kryetarit të partisë, pra drejtor të kabinetit të Ilirit me dy mbiemra, dhe të dytën, Floidën sekretare të marrëdhënieve ndërkombëtare. (Nuk janë ende zyrtarisht burrë e grua, por me gjasë do të jenë së afërmi dhe në famijepartinë e lirisë të gjithë e dinë se janë burrë e grua). Ndërsa Braimllarin tjetër, Endritin, kushëririn e parë të Eriolit e emëroi sekretar organizativ.

Kështuqë partia tani është në dorë të sigurtë. Dhe për këtë garant bëhet edhe vetë Agim Nesho, meqë vjen nga modeli i familjepartisë së babait të tij, Gaqos.

Sepse, partia e Gaqos që kishte sekretar organizativ të KQ të PPSh-së Hysni Kapon që ishte baxhanak ne Gaqon ( kishin gratë motra), por edhe gruan e Hysniut, Viton për shumë kohë presidente e bashkimit të grave të Shqipërise e më pas edhe ministre, siç kishte sekretar të parë në Tiranë Pirro Kondin që ishte kunat me Hysniun dhe Gaqon ( ishte vëlla me gratë e tyre, pra edhe me Viton e Hysniut), por kishte më pas edhe Xhelil Gjonin që ishtë burri i motrës së Hysni Kapos.

Pra modeli është i njejtë, nuk e kishte vetëm komunizmi familjepartinë.

Por nuk është vetëm kaq. Ka edhe me dhjetëra të tjerë ku burri dhe gruaja, kushërinjtë e kushërirat, krushqit dhe halla, teze, daja dhe xhaxhallarë, por edhe nipër e mbesa një dyzinë mbushin ashtu si dikur forumet drejtuese të LSI-së edhe komitetin organizator të partisë së lirisë.

Për të mos e zgjatur, e ardhmja e shqiptarëve është e sigurtë, mjafton të votojnë familjepartinë e lirisë të Ilir Metës.

Më falni, të Ilir Metajt. Sepse është me dy mbiemra…

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!