/ ATSH / - Grupi, ose Band-i Fanfara Tirana dhe Robert Bisha vazhdon turin e koncerteve të verës në festivale të rëndësishme evropiane dhe këtë lajm e bën me dije vetë ministria e Kulturës.
Me anën e një postimi në adresën zyrtare në rrjetin social Facebook, ministria e Kulturës thekson se këtë radhë band-i shqiptar do të jetë pjesëmarrës në Festivalin "Netët e Tarantës".
Performancës së tyre artistike do t'i bashkohet në një program special artisti salentin, i njohur në vokal dhe tambur, Antonio Castrignano.
Ky festival ka nisur në Salento në datë 3 gusht dhe do të vazhdojë deri më 19 gusht, me koncerte në 16 sheshe dhe rreth 60 grupe pjesëmarrëse.
Këtë vit në këtë festival priten të marrin pjesë 7 grupe ndërkombëtare.
"Netët e Tarantës", festivali në 15 ditë, mendohet të mirëpresë sivjet rreth 500 mijë spektatorë.
11 gusht, ora 21:00, Itali, Calimera.