Fansat e Luizit kundër Kiarës! Moderatorja humb mijëra ndjekës në pak orë

Fansat e Luizit kundër Kiarës! Moderatorja humb mijëra ndjekës në pak orë

Kiara Tito

Fansat e Luiz Ejllit kanë “kryqëzuar” Kiara Titon, pasi sipas tyre jao nuk duhet të kërcente me balenerinët që Big Brother i bëri surprizë të gjitha vajzave.

Të gjitha ngjarjet e ndodhura së fundmi mes Kiarës dhe Luizit dhe reagimet që i pasuan, nuk iu kanë pëlqyer ndjekësve dhe fansave të çiftit. Por, sjelljet e Kiarës janë gjykuar më së shumti nga ndjekësit në rrjete sociale, madje kanë arritur edhe në ofendime ndaj saj.

Pakënaqësia dhe revolta e fansave, reflektohet edhe në numrin e ndjekësve të Kiara Titos në Instagram. Që nga nata e djeshme, moderatorja ka humbur më shumë se 10 mijë ndjekës në rrjetin social dhe numri vijon të ulet çdo moment.

Gjatë Prime-it të mbrëmshëm, jo vetëm që nuk pati një sqarim mes Kiarës dhe Luizit, por debatet u shtuan edhe më shumë. Në asnjë moment,Luizi nuk pranoi që ka bërë gabim, madje mendon se janë bashkëfajtor dhe ai është i ndërgjgjshëm dhe nuk po ‘zgërdhihet” pas debatit që ndodhi.  Në përfundim të spektaklit, “Big Brother” surprizoi vajzat me një trupë balerinësh, te të cilët shkoi edhe Kiara për të kërcyer. Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Luizit, e cili e shprehu pakënaqësinë e tij si me fjalë ashtu edhe me gjuhën e trupit. Kur Kiara u rikthye pas kërcimit, Luizi iu drejtua me fjalët: “Mezi paske pritur moj vazjë, vazhdo moj, të paktën ta di”, ndërsa moderatorja nuk reagoi në atë moment.

Luizi vijoi të flasë për këtë moment, në një tjetër diskutim me Ermionën, ku tha: “Shiko ku jam unë jam këtu se nuk më zë vendi-vend ajo është atje, duke qeshur, duke kërcyer, sikur ka ndodhur para 1 muji ky muhabet, në një kohë që nuk dua ti vë faj faj as asaj as vetes, por për shkak të bllokimit tim, e reagimit të saj unë rrezikohem të përjashtohem. Të paktën meqë jemi bashkëfajtorë të mundohemi… e thotë “nuk ke respekt”, unë nuk zgërdhihem pas asaj që ndodhi”. Çifti më pas pati një bisedë në orët e vona, ku sërish nuk u sqaruan, përkundrazi marrëdhënia e tyre shkoi edhe më keq nga sa ishte.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Komision: 02/03/2023 09:22

    sa mire ja keni bo kesaj me duket e shpifur dhe shume egoiste ca nuk ben per nje vend ne top larg o luiz je djale yll .

    Përgjigju
  • Fansi: 01/03/2023 15:25

    Dikur talleshin djemtë me vajzat,tashti tallen vajzat me djemtë,ne kete kohe djemtë jan shum ne hall sepse vajzat nuk dashurojnë por lidhen me djem per interes,Kiara duket si engjëll por qenka nje djall nga koka tek kembet,Luizi duhet te ndahet prej saj e te vazhdoj vetem,me mire heret se sa von

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja